Ezel, çfarë ndodh në seritë e javës që vjen

 

Aliu zgjat doren të marrë dosjen mbi tavoline, por doktori mundohet ta pengojë dhe e merr ai dosjen . Tevfiku hidhet mbi doktorin dhe bien në ballkon. Tevfiku i kërkon doktorit ta hedhë nga ballkoni dosjen dhe ai ashtu bën. Në momentin që e hedh, dosjen  e kap Aliu. Aliu është gati duke rënë pasi humbet kontrollin. Në njërën dorë ka dosjen dhe dorën tjetër ka dosjen. Në rënie e sipër e kap Tevfiku prej dore. I thotë ti japë edhe dorën tjetër dhe t’a lëshojë dosjen sepse nuk po e mban dot me një dorë. Aliu e hedh dosjen dhe Tevfiku e ngre lart. Dikush thote se erdhi policia. Aliu dhe Tevfikun largohen me të shpejtë. Serdari fillon të kontrollojë letrat që ranë nga ballkoni, dhe në njërën prej tyre lexon emrin e Ezelit dhe adresën.

&&&

Melihaja është shumë e tronditur dhe pyet Mertin për djalin që hyri i armatosur në shtëpinë e tyre. Merti i tregon gjithçka, por ajo nuk arrin ta mbledhe veten dhe eshte shume e tronditur. Fillon të akuzojë Ezelin që ndodhet aty. Merti nuk arrin ta kuptojë sjelljen e saj. Ezeli i kërkon Mertit të thërras të atin. Kur largohet Merti, Melihaja ti flaës ashpër Ezelit, por ai mundohet të justifikojë sjelljet e tij. I kërkon të ëmës që ta kuptojë dhe i thotë që do të kthehet në shtëpi por  pasi të ketë marrë hak.

&&&

 Ramizi është në anije. Pranë i vjen dikush dhe i jep informacione për një person. Ramizi i thotë se “nuk kemi shumë kohë” dhe shfaqet në të vërtetë shumë i shqetësuar.

&&&

 Aliu telefonon Mertin dhe e pyet si jane. Merti i përgjigjet me ironi. Aliu , Serdari dhe Xhengizi janë mbledhur në zyrën e Xhengizit. I kërkojnë Tevfikut të dalë jashtë. Ky i fundit pa rënë në sy i merr kuletën Serdarit dhe informon Ezelin  për informacionin që ka marrë Serdari.

&&&

Ezeli, Kamili dhe Shebnemi flasin në makinë rreth Serdarit. Pyet se kush është ai njeri, ç’rol kishte në kurthin që iu bë Omerit. Në atë moment makina mbërrin në shtëpinë e Kamilit. Tek porta është duke i pritur i biri dhe e shoqja. Në një sms që i dërgon Ezelit Tevfiku i tregon se Serdari kishte në kuletë edhe një fotografi ku kishte dale me Ejshanin dhe Baharin shumë kohë më parë. . Ezeli tani e ka shumë të qartë se cili është Serdari…Xhengizi është shumë i nxehur me Serdarin dhe Aliun që nuk mundën të gjejnë asgjë tek shtëpia e doktorit. U jep informacione atyre për doktor Hakanin. Serdari zihet ngushte dhe largohet duke premtuar se do të sjellë informacionet rreth Ezelit.Serdari shkon tek adresa që lexoi në fletën që gjeti në shtëpinë e doktorit. Fillon t’ikërkojë recepsionistes informacion për Ezelin. I jep shumë të holla për të folur , por ajo s’thotë asnjë fjalë. Gruaja telefonon në numrin që i kishte lënë Ezeli sapo Serdari ikën. Në atë numër përgjigjet Tevfiku. Gruaja sa fillon t’i tregojë se kush është kthehet Serdari dhe ia merr telefonin nga dora. Tevfiku kur nuk po dëgjonte asnjë fjalë nga ana tjetër e telefonit. Fillon të dyshojë dhe e mbyll. Serdari i jep gruas akoma më shumë lekë. Ajo fillon të tregojë  çfarë di. I tregon rreth një taksisti. Serdari i thotë se do të flasë me atë taksist.

&&&

 Ezeli takohet me Baharin dhe fillon ta pyesë rreth të atit. Ajo i tregon të gjithë historinë e tyre familjare. Paralelisht Ejshani pyet Xhengizin se pse nuk bëri asgjë kur mësoi se Xhani ishte djali i Omerit. Xhengizi i thotë se Xhani është gjëja e fundit e ngelur nga Omeri. Merti i lexon Melihasë fjalët që ka shkruar Omeri në librin e burgut. Melihaja është shumë e tronditur dhe i kërkon të birit të mos takojë më ish shokët e të vëllait.

 &&&

Ramizi ndodhet në shtëpinë e Selmës. Ai shpreh shumë shqetësim në fytyrë. Mundohet të gjejë një zgjidhje.Selmae paralajmëron se Ezeli mund ta braktisë. Ezeli është shumë i inatosur me ato që mësoi nga Bahari. Dyshon se Ejshani nuk e ka dashur asnjëherë Omerin, por ishte gjithçka e planifikuar.Ezeli shkon tek shtëpia e Ejshanit dhe e gjen atë në kopsht. Ai ia përplas në fytyrë të shkuarën e saj dhe nxehet shume me të. E pyet se kë do ajo në të vërtetë. E ofendon Ejshanin dhe fillon ta pyesë për të kaluarën e saj. Ajo fillon të vetëmbrohet për ato që ka bërë. Ezeli e pyet se kë do. Kur ajo i përgjigjet Omerin ai kënaqet por, më vonë, ajo i thotë se e gënjeu.

 &&&

Shebnemi shkon në kazino dhe merr nga Tevfiku kuletën e Serdarit. Tevfiku dëgjon bisedën e Xhengizit me Aliun në lidhje me një kasetë . Aliu dhe Tefviku jane duke kërkuar kasetën tek shtepia e Serdarit. Aliu i thotë atij se është një kasetë  që e kanë filmuar kamerat e sigurisë dhe nësedelnë dritë ajo kasetë mund ta çojë atë deri në  dënim me varje. Tevfiku fillon të dyshojë. Shkon në tualet dhe informon Ezelin rreth asaj që po kërkojnë. Ezeli i kërkon atij t’a gjejë kasetën para Aliut dhe ta fshehë. Aliu me Tevfikun nuk arrijne ta gjejnë kaseten dhe fillojnë të vrasin mendjen se ku mund ta kete fshehur dinaku Serdar atë. Tevfiku sheh fotografinë që mban Aliu në dorë. Në të është Serdari para makinës së tij. Tevfiku i thotë se kaseta duhet të jetë në makinë.Melihaja dëgjon Mertin duke  biseduar në telefon, dëgjon adresën e Ramizit dhe e mëson përmendësh. Niset për të takuar Ramizin.  Ezeli vjen në zyrën e Ramizit. E informon rreth kasetës, dhe mendon se nëse arrijnë ta gjejnë kasetën mund të vërtetojnë se Omeri është i pafajshëm . Ramizi  i bën disa pyetje. Ezeli pyet se ku mund te jete kaseta, por duke pare fotografinë që ka në dore mendon se ajo mund te jete e fshehur ne makine.Ezeli niset për tek vendi ku është parkuar makina e Serdarit. Ramizi është i shqetësuar dhe fillon të flasë me vete. Thotë që kishte dy djem: njerin e mori nga hiçi kurse tjetrin nuk e pa asnjëherë. Melihaja mbërrin tek zyra e Ramizit. I kërkon të ndalojë Omerin. I thotë se nuk do që t’i humbë djemtë e saj dhe se është e gatshme të japë jetën për ta. Melihaja e pyet në e di ç’është dhimbja e fëmijës. Ai i thotë se 3 djemtë e tij i ka vrarë me dorën e tij. Melihaja i lutet dhe përgjërohet që të mos vrasë edhe djemtë e saj . Ramizi e qetëson…

&&&

Serdarin e telefonon nje person, i thotë se është taksist dhe se e njeh Ezelin. Takohen. Taksisti e shpie atë në varrin që shpinte gjithmone Ezelin. Aliu vjen tek parkingu. Edhe Ezeli mbërrin aty. Aliu sheh makinën e Serdarit dhe mundohet të hapë derën .Ezeli sheh Aliun dhe makinën, por nuk mund të afrohet dot. Kur Aliu është duke u munduar të hape derën, makina niset. Ezeli e sheh makinën, por nuk mund që t’a ndalojë. Ezeli i telefonon Ramizin dhe shpreson të dëgjojë që kasetën e mori ai, por Ramizi thotë se nuk e ka ai kasetën . Ezeli acarohet shumë.Serdari zbret nga taksia, niset drejt varrit që i tregoi taksisti dhe i kërkon taksistit t’a presë aty. Taksisti nuk e prêt. Ai habitet shumë. Në atë moment dëgjon një zile telefoni. Hap telefonin. Ramizi që është në linjë i flet ashpër. Serdari e pyet se cili është ndërsa ai i përgjigjet se është pronari i ri i makinës së tij. Në atë moment në varreza kalon makina e Serdarit. Serdari shokohet. Vendi ku po qëndron Serdari është vendi i varreve të tre djemve të Ramizit. Ramizi sheh kasetën që ka në dorë …

&&&

Merti dhe Mumtazi e gjejnë Melihanë në mëngjes të ulur më një cep rruge. Ejshani është duke parë Baharin që fle.  Xhengizi është i vetëm në park..Ezeli është në tarace me gjerdanin e Ejshanit në dorë.Selmaacaron Ramizin. I tregon atij fotografinë e një fëmije dhe i thotë se është i detyruar të zgjedhë mes saj dhe Ezelit. Ramizi largohet me kasetë në dorë. Ezeli kërkon të bëhet gati salloni. Shkon bashkë me Shebnemin në dhomën e mbledhjeve. Njerezit kanë zënë vendet e tyre dhe rrinë në pritje.Ejshani , Xhengizi dhe Aliu mbërrijnë në dhomën e mbledhjeve. Bordi njofton se tenderin e kanë fituar Ezeli, Ejshani, Xhengizi dhe Aliu. Të gjithë janë të lumtur. Në atë moment Ezelit i vjen një zarf që kishte brenda një CD. Ezeli fillon të shohë CD. Në atë CD janë pamjet e natës së vjedhjes në kazino. Ai shokohet. Aliu vjen ta përgëzojë, pas tij vijnë Xhengizi me Ejshanin. Ezeli fillon ta ndiejë veten keq dhedelnga dhoma.

&&&

Ezeli takohet me Ramizin. Nuk di ç’të bëjë Ramizi i tregon kasetën dhe i thotë se për Omerin doli urdhëri i pafajësisë. Ezeli i thotë që kjo është e pamundur. Ramizi fillon ta keshillojë. Ezeli vjen në shtëpi me kasetën në dorë dhe ngjitet lartë pa parë se kush është aty. Aliu dhe Tevfiku vijnë në shtëpi. Dera është hapur, brenda gjejne Erenin duke fjetur. Aliu i jep lekë Erenit, e urdhëron të zbresë nga makina dhe t’i qëndrojë larg Mertit. Ai e kundërshton. Aliu e zbret me zorr nga makina dhe e lë në rrugë. Ereni është i zemëruar  dhe fillon të qajë. Ezeli shkon në zdrukthtarinë e Mumtazit. Mumtazi i thotë se nuk është mirë me shëndet. Ezeli shqetësohet. Aliu rruges thotë se nuk do të merret më me Erenin por në fakt kthehet e merre në të njëjtin vend që e ka zbritur. Aliu , Tevfiku dhe Ereni shkojne tek beriberi, po argetohen..Personi që është atje njofton Ramizin. Ramizi vjen tek beriberi. Ali shqetesohet.Ramizi ia jep briskun Tevfikut dhe i thotë të rruajë Aliun, ndërsa Aliut i jep pistoletën dhe u thotë provoni besnikerinë që keni ndaj njëri- tjetrit. Aliu ia drejton pistoletën Ramizit, por kur e shkrep ajo është bosh. Ramizi i thotë Aliut se e kaloi provimin dhe i jep çelsat e makinës së Serdarit. Aliu hutohet dhe beson se Ramizi po i kërkon që të vrasë Serdarin. Ramizi buzëqesh.

 &&&

Serdari vjen në shtëpi dhe e gjen shtëpinë të kthyer përmbys. Mbledh plaçkat e tij, shkon tek fuoristrada e tij tek targa merr CD që kishte fshehur dhe largohet menjehere.Aliu dhe Tevfiku vijnë në kazino. Aliu ia jep kasetën Xhengizit. Xhengizi i kërkon Tevfikut që të dalë jashtë. Ai telefonon Ezelin dhe e informon. Ezeli i kërkon që të dëgjojë bisedën e tyre, por ai i thotë se nuk e lejuan. Ezeli i thotë disa fjalë që  e prekin atë. Tevfiku hyn menjëherë brenda dhe u thotë atyre se ai di gjithçka që i kanë bërë Omerit dhe u kërkon ose ta bëjnë dhe atë pjesë të grupit ose ta vrasin. Xhengizi nevrikoset, Aliu e mbron Tevfikun. Xhengizi i kërkon Aliut ta heqë qafe Tevfikun, por ai e kundershton. Xhengizit i ngelet hatri dhe kerkon qe Serdarin ta vrasë Tevfiku.

 &&&

 Ereni është në makinë. Ezeli i afrohet dhe i kërkon t’i qëndrojë larg Aliut. Ai i thotë se Aliun e ka si baba. Në atë moment vjen Aliu me Tevfikun në parking. Ezeli fillon të fajësojë Aliun dhe aty ndodh një zënkë ku edhe Ereni hidhet kundër Ezelit. Ndërhyn Tevfiku dhe kap Erenin, pastaj Aliu i jep dorën Ezelit dhe e ngre.  Ezeli vjen ne kazino.Thote se deshiron te luaje, por Xhengizi i thotë se nuk ka kokërr leku me vete . Atëherë Ezeli i thote që të luajmë me sekretet tona. Shkruajne nga një letër. Ezeli shkruan: Unë jam Omeri!. Ndërsa Xhengizi shkruan:Unë e vrava Omerin!. Lojen e fiton Ezeli dhe kur zgjat dorën tek letra e Xhengizit ai fillon t’i lutet që të mos e hapë  dhe pas insistimit i kërkon që t’i djegin letrat që shkruan .

 &&&

Serdari merr Xhanin dhe largohet, por rreth e qark sheh njerëz qe e ndjekin. Ndryshon rrugë, por kur sheh Aliun përballë braktis Xhanin dhe fillon të largohet me vrap. Ia del që t’i humbë nga sytë Aliut. Vjen në stacion e dërgon CD me zarf dhe hipën në një autobus Njerëzit e Aliut e njoftojnë atë për autobusin ku hipi Serdari. Ai me një person tjeter hipin në atë autobus dhe e godasin Serdarin disa herë me thikë.Ejshani dhe Ezeli janë në park. Ai i thotë Ejshanit se loja mbaroi dhe i kërkon asaj të ikë me të. Ejshani e pyet se ç’do të bëhet me Xhanin dhe Baharin dhe i thotë se po kërkon diçka të pamundur. Ezeli e puth dhe i thotë që ta presë se do të vijë ta marrë.

 &&&

Plaçkat në shtëpinë e Ezelit janë të mbledhura. Ai i shkruan një letër Ejshanit. Prane tij janë Shebnemi, Kamili dhe Tevfiku.Ereni dhe Aliu janë në jetimore. Ereni mbledh rrobat dhe i kërkon t’a çojë tek varri i të  atit.  Ereni i flet të atit tek varri. Aliu fillon të ndihet keq. Largon Erenin dhe I premton atij se do të kujdeset për të. Ezeli përfundon letrën dhe ia jep Shebnemit për Ejshanin. Në të pranon se është Omeri. Kamili thotë se ka një të njohur në komisariat për t’i dorëzuar kasetën. Ezeli dhe Kamili ndahen. Ezeli i kërkon Shebnemit të qëndrojë me të dhedelnga shtepia. Ezeli vjen tek familja e tij dhe qëndron tek dera.

&&&

Aliu , Tevfiku dhe Ereni vijnë në shtëpi. Ereni fillon të vendosë në shtëpi rrobat e tij. Është shumë i lumtur. Hap zarfin që gjen tek rrobat dhe nxjerr CD. Ia kishte derguar Serdari. Ai fillon te shohe CD dhe sheh se te  atin ia kishte vrare Aliu. Shokohet . Mer armen e Aliut dhe fillon të gjuajë. Aliu plagoset në krah. Tevfiku nxjerr armën dhe ia drejton Erenit. Aliu e ndalon Tevfikun. Ereni thotë se Ezeli kishte pasur të drejtë. Ia drejton pistoletën Tevfikut, por Tevfiku e qëllon i pari . Ereni goditet dhe Tevfiku mbetet i shokuar. Ezeli tek porta veshtron shtepine e tij. I thotë të ëmës se u kthye në shtepi. Melihaja del jashtë shumë e lumtur. Në atë moment telefonon Tevfiku dhe i tregon ç’kishte ngjare. Ezeli shokohet dhe pyet se kush e bëri. Tevfiku është pranë Ramizit dhe me kërkesën e tij i thotë se e bëri Aliu. Ezeli acarohet shume dhe e pyet në jeton Ereni apo jo. Tevfiku nuk mund të përgjigjet nga të qarët. Ezeli shkaterrohet dhe largohet menjëherë nga e ema. Ramizi mundohet të qetësojë Tevfikun. Ai është i tronditur dhe vetëm qan. Shebnemi është para shtëpisë së Ejshanit por një telefonatë në momentin e fundit e detyron ate të kthehet mbrapsht.  Policia bastis shtëpinë e Ezelit.Shtëpia është komplet bosh .Serdari futet ne operacion dhe shpeton.Ezeli me Aliun janë ne spital tek kufoma e Erenit. Aliu fajëson veten e tij për gjithçka, ndërsa Ezeli është shumë i zemëruar. Kur del Aliu jashtë Ezeli i kërkon falje Erenit. I premton se do ta marrë hakun e tij dhe se nuk ka më kthim prapa për të  në shtëpi .

 Përgatiti Kujtim Velçani

Comments are closed.