EZEL, mësoni se çfarë do të ndodhë në seritë e javës që vjen

Ezeli gjen kasetën që fajëson Aliun dhe Xhengizin

1- Ramizi i jep Ezelit kasetën e vrasjes së kazinosë dhe i thotë se tani e ka fituar lirinë e tij

2- Vrasja e Erenit bën që Ezeli të anulojë planin për t’u kthyer në shtëpi. Melihaja takon Ramizin

3- Pse Ramizi nuk do që Ezeli të rinisë jetën e Omerit. Historia e errët e tre djemve të tij të vdekur 

Aliu zgjat dorën të marrë dosjen mbi tavolinë, por doktori mundohet ta pengojë dhe e merr ai dosjen. Tevfiku hidhet mbi doktorin dhe bien në ballkon. Tevfiku i kërkon doktorit ta hedhë nga ballkoni dosjen dhe ai ashtu bën. Në momentin që e hedh, dosjen e kap Aliu. Aliu është gati duke rënë, pasi humbet kontrollin. Në njërën dorë ka dosjen. Në rënie e sipër, e kap Tevfiku prej dore. I thotë t’i japë edhe dorën tjetër dhe ta lëshojë dosjen, sepse nuk po e mban dot me një dorë. Aliu e hedh dosjen dhe Tevfiku e ngre lart. Dikush thotë se erdhi policia. Aliu dhe Tevfikun largohen me të shpejtë. Serdari fillon të kontrollojë letrat që ranë nga ballkoni dhe në njërën prej tyre lexon emrin e Ezelit dhe adresën.

&&&

Melihaja është shumë e tronditur dhe pyet Mertin për djalin që hyri i armatosur në shtëpinë e tyre. Merti i tregon gjithçka, por ajo nuk arrin ta mbledhë veten dhe është shumë e tronditur. Fillon të akuzojë Ezelin që ndodhet aty. Merti nuk arrin ta kuptojë sjelljen e saj. Ezeli i kërkon Mertit të thërrasë të atin. Kur largohet Merti, Melihaja nis t’i flasë ashpër Ezelit, por ai mundohet të justifikojë sjelljet e tij. I kërkon së ëmës ta kuptojë dhe i thotë që do të kthehet në shtëpi, por pasi të ketë marrë hak.

&&&

Ramizi është në anije. Pranë i vjen dikush dhe i jep informacione për një person. Ramizi i thotë se “nuk kemi shumë kohë” dhe shfaqet, në të vërtetë, shumë i shqetësuar.

 

&&&

Aliu telefonon Mertin dhe e pyet si janë. Merti i përgjigjet me ironi. Aliu, Serdari dhe Xhengizi janë mbledhur në zyrën e Xhengizit. I kërkojnë Tevfikut të dalë jashtë. Ky i fundit, pa rënë në sy, i merr kuletën Serdarit dhe informon Ezelin për informacionin që ka marrë Serdari.

&&&

Ezeli, Kamili dhe Shebnemi flasin në makinë rreth Serdarit. Pyet se kush është ai njeri, ç’rol kishte në kurthin që iu bë Omerit. Në atë moment, makina mbërrin në shtëpinë e Kamilit. Tek porta është duke i pritur i biri dhe e shoqja. Në një sms që i dërgon Ezelit, Tevfiku i tregon se Serdari kishte në kuletë edhe një fotografi ku kishte dalë me Ejshanin dhe Baharin shumë kohë më parë. Ezeli, tani e ka shumë të qartë se cili është Serdari… Xhengizi është shumë i nxehur me Serdarin dhe Aliun, që nuk mundën të gjejnë asgjë tek shtëpia e doktorit. U jep informacione atyre për doktor Hakanin. Serdari zihet ngushtë dhe largohet duke premtuar se do të sjellë informacionet rreth Ezelit. Serdari shkon tek adresa që lexoi në fletën që gjeti në shtëpinë e doktorit. Fillon t’i kërkojë recepsionistes informacion për Ezelin. I jep shumë të holla për të folur, por ajo s’thotë asnjë fjalë. Gruaja telefonon në numrin që i kishte lënë Ezeli, sapo Serdari ikën. Në atë numër, përgjigjet Tevfiku. Gruaja sa fillon t’i tregojë se kush është, kthehet Serdari dhe ia merr telefonin nga dora. Tevfiku, kur nuk po dëgjonte asnjë fjalë nga ana tjetër e telefonit, fillon të dyshojë dhe e mbyll. Serdari i jep gruas akoma më shumë lekë. Ajo fillon të tregojë çfarë di. I tregon rreth një taksisti. Serdari i thotë se do të flasë me atë taksist.

 

&&&

Ezeli takohet me Baharin dhe fillon ta pyesë rreth të atit. Ajo i tregon të gjithë historinë e tyre familjare. Paralelisht, Ejshani pyet Xhengizin se pse nuk bëri asgjë kur mësoi se Xhani ishte djali i Omerit. Xhengizi i thotë se Xhani është gjëja e fundit e ngelur nga Omeri. Merti i lexon Melihasë fjalët që ka shkruar Omeri në librin e burgut. Melihaja është shumë e tronditur dhe i kërkon të birit të mos takojë më ish-shokët e të vëllait.

 

&&&

Ramizi është në shtëpinë e Selmës. Ai shpreh shumë shqetësim në fytyrë. Mundohet që të gjejë një zgjidhje. Selma e paralajmëron se Ezeli mund ta braktisë. Ezeli është shumë i inatosur me ato që mësoi nga Bahari. Dyshon se Ejshani nuk e ka dashur asnjëherë Omerin, por ishte gjithçka e planifikuar. Ezeli shkon tek shtëpia e Ejshanit dhe e gjen atë në kopsht. Ai ia përplas në fytyrë të shkuarën e saj dhe nxehet shumë me të. E pyet se kë do ajo në të vërtetë. E ofendon Ejshanin dhe fillon ta pyesë për të kaluarën e saj. Ajo fillon të vetëmbrohet për ato që ka bërë. Ezeli e pyet se kë do. Kur ajo i përgjigjet Omerin, ai kënaqet, por, më vonë, ajo i thotë se e gënjeu.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Comments are closed.