Zuckerberg drejt sfidës së re ndaj Google

Një skuadër e përbërë nga 20 inxhinierë do të punojë për një produkt të ri për rrjetin social “Facebook” dhe do të konkurrojë me Google. Në fakt ky projekt është një motorr shumë i shpejtë kërkimi që di gjithçka rreth jush. Mjafton të jeni të regjistruar në rrjetet sociale më të mëdhenj botëror, dhe të jeni pjesë e miliarda përdoruesve të internetit. Sipas “Businessweek”, Facebook është duke punuar pikërisht për këtë projekt të ri, një motor kërkimi i përgjithshëm për rrjetet në internet, i cili të jetë i aftë të rekuperojë informacionin por edhe ta lidhë atë me jetën sociale të atij personi që po e kërkon, duke i “transferuar”, miqësinë dhe pëlqimet në rezultate. I njëjti hap, ose më saktë e njëjta strategji po aplikohet edhe nga Google, e cila ka ofruar përdorimin e informacioneve përmes Google Plus, për të pasuruar motorin e kërkimit. Facebook, për momentin që ende nuk ka komunikuar asgjë zyrtare në lidhje me këto zhvillime, mësohet se po punon intensivisht, duke marrë pjesë nga informacionet sociale të treguara ndër vite dhe i përpunon me çelësin e kërkuar nga përdoruesi. Google ndjekë Fb në një terren që sipas agjencisë ka ditur të mbrohet mirë, ndërsa Facebook janë të përgjegjshëm për mënyrën sesi Google është dhe mund të qëndrojë një ndër kërkuesit më dominantë të internetit. Por Facebook është në kërkim të një produkti të ri për t’i ofruar përdoruesve të tij, pasi ka arritur të mbizotërojë në konkurrencën e rrjeteve sociale.

 

Comments are closed.