Facebook, messenger për Windows

Zhvillimi dhe testimi i “Facebook Messenger” ishte sekret, por tepër publik dhe i ditur për shkak se gjatë testimit janë larguar edhe lidhjet për instalim. Facebook edhe jozyrtarisht lejoi shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit të ri chat pa ndonjë paralajmërim të posaçëm. Vetëm pak ditw mw parw, Facebook Messenger for Windows edhe zyrtarisht u paraqit si alternative ndaj bisedave brenda shfletuesit. Përkundër fshehjes dhe publikimeve, ky aplikacion prapëseprapë është vetëm edhe një klient tjetër për chat, i cili do të sjell pak më shumë prezencë për rrjetin shoqëror dhe thjeshtësi për shfrytëzuesit të cilët nuk mbajnë të hapur Facebookun, ndërsa kanë dëshirë që të bisedojnë me njerëzit.