Facebook, pas butonit ‘Like’ vjen ‘Want’

 

Facebook ka nisur nje faze testimi per nje funksion tjeter qe do te lejoje perdoruesit te ndertojne nje liste deshirash per produktet, si veshje ose elemente arredimi qe duan te blejne. Rrjeti social me i famshem ne bote po punon me shtate rishitesa te SHBA-ve per te tesuar butonin e ri ‘Want’. Pas ‘like’ (pelqej) do te kemi edhe ‘Want’(e dua)? Mesa duket, po.Ky buton do te ndihmoje perdoruesit te shenjojne imazhet e objekteve qe duan te blejne.“Njerezit mund te marrin pjese ne keto koleksione dhe te ndajne gjerat qe jane te interesuar me miqte”,- lexohet ne nje komunikate te kompanise. “Njerezit mund te klikojne dhe te blejne keto objekte me pas jashte Facebook-ut”. Butoni ‘want’ eshte pjese e nje zhvillimi te madh qe eshte ne faze eksperimenti nga ana e Facebook.