I quajtur Snooze, ky është opsioni i fundit nga Facebook.

Në listën tonë të miqve keni shumë nga ata që na bezdisin me postimet e tyre të shpeshta dhe për të cilat ne nuk kemi interes. Facebook së fundmi ka lëshuar opsionin Snooze i cili ju mundëson që për një periudhë të caktuar kohore të çaktivizoni njoftimet nga një mik i caktuar, transmeton Express. Ky opsion do të paraqitet në pjesën e sipërme djathtas të postimeve dhe me anë të tij ju do ti bëni unfollow përkohësisht atij personi.

Koha për të cilën mund ti bëni unfollow do të jetë 30 ditë, por ju do të keni mundësi që ta bëni sërish follow pas 30 ditëve.