Faik Konica e adhuronte shumë Shqipërinë

Me rastin e 136-vjetorit të lindjes së Faik Konicës

Faik Konica ishte shkrimtari me aftësi të mëdha intelektuale dhe talent artistik, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe. Shkrimtari Faik Konica, me plot të drejtë, radhitet njëri ndër kokat më të afta të historisë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erodit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtarë me vlera të shquara ideoartistike. Faik Konica lindi më 15 mars të vitit 1976. Ky ishte është edhe sot një personalitet i shquar i kulturës shqiptare. Prozator dhe poet, publicist dhe estet, kritik letrar dhe përkthyes, ai, me veprimtarinë e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Ai ishte njeriu me aftësi të mëdha intelektuale dhe dhunti artistike mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe: Faik Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. Ka lindur në Konicë, nga një familje e vjetër fisnike e feudale, mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, greke e arabe. Që në moshë të re ai vizitojë Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër, ku u formua me një botëkuptim të ri. I kishte mësuar mirë frëngjishten, latinishten, dhe ai i greqishtes, ushtrimi i vetvetes në artet dhe muzikën e Perëndimit e bënë të ndërgjegjshëm të riun Faik Konica, mbi lidhjen e ngushtë ndërmjet thesarit kulturor shqiptar dhe humanizmit evropian, lidhje kjo që do të zgjatë 5 shekuj nga pushtimi otoman. Më vonë, Faik Konica hyri në Liceun Perandorik Francez të Stambollit për të kryer shkollën e mesme në Francë. Studimet filozofike i ndoqi në Dizhon dhe Paris. Falë talentit që posedonte ai fitoi ca konkurse, duke fituar shumë çmime për talentin që posedonte ai. Frëngjishtja ishte gjuhë që i shërbeu Faik Konicës për të hedhur bazat e një gjuhe shqipe autonome, të pasuruar nga një alfabet dhe një ortograf të qëndrueshëm, dhe duke i krijuar kushtet për praktikimin dhe zhvillimin e një arti letrar shqiptar. Në vitin 1912, Konica diplomoi në Universitetin e Harvardit të SHBA-ve, në Letërsi. Faik Konica, shumë i ri, e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi botoi broshurën “Shqipëria dhe Turqit“ (1895) do ta dënojnë me vdekje në mungesë nga Porta e Lartë, Konica emigroi në Bruksel ku pas shumë e shumë sakrificave, pengesave që ia vuri policia, ai arriti ta themelojë me 1897 revistën “ALBANIA“. Stema e revistës e punuar nga skulptori francez , Pol Noket, është një shqiponjë, simboli i kombit shqiptar shoqëruar nga një fjali latinisht “Unitas unguibus et rostris”. Me themelimin e federatës “VATRA”, me 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u tubuan për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj. Faik Konica ishte zgjedhur kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe, më pas, ai zhvilloi një veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër Itali, etj. Më 1921, Konica u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i federatës “Vatra“, po ndërkaq në vitet 20, u lidh dhe ndikoi drejtpërsëdrejti në Lëvizjen Demokratike që u zhvillua në Shqipëri. Ai këtë e bëri përmes gazetës “DIELLI“ dhe “Shqiptari i Amerikës“. Pasi dështoi Revolucioni Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Pas një sëmundjeje cerebrale, Faik Konica vdes me 15 dhjetor të vitit 1942. Kështu regjimi komunist i ndaloi më pas, gjatë 50-vjetëve, kthimin e eshtrave të Faik Konicës në vendlindje. Kjo paturpësi e regjimit enverist, komunistë mbi 50 vite ia ndaloi kthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, ishte një gjest i shëmtuar. E, pasi ra Muri i Berlinit dhe arritën proceset demokratike eshtrat e Konicës u kthyen në tokën shqiptare. Një nga ngjarjet e jetës së Konicës secilës nuk guxojmë t’i anashkalojmë është edhe çmimi “Kapela e lartë”, që iu dha Konicës me 1938 nga revista humoristike londineze “THE JUDGE”, me botuesin Harry Neëman. Shkaku i ndarjes ishte puna dhe aftësit etij intelektuale në detyrën e konsullit dhe si ministër Fuqiplot i Mbretërisë Shqiptare Shqiptare. “Unë kokën time e bëj kurban për kapelën e z. Neëman!”. Kjo është në pika të shkurtra veprimtaria e shkrimtarit, poetit, eseistit, zotit Faik Konica. Prandaj, duhet thënë se kombit shqiptarë i duhen koka të afta intelektuale për zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çështjes kombëtare. Mirëpo, siç po shihet, dalëngadalë, por të sigurt, po ecim drejt ëndrrës sonë shekullore, pra (nëse e kërkon populli), edhe bashkimin kombëtar.


Nga Ramiz DËRMAKU

 

 

 

Comments are closed.