Familja e Qirjazёve, pёr shërbimet e larta ndaj atdheut, ёshtё njё borxh i papaguar deri sot

Dy motrat atdhetare

Kur dhe sot shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, pёsoi fatin e shkollёs sё Boboshticёs, e cila u mbyll pёr “rikonstruksion” dhe mbeti e mbyllur. Kёshtu, qё nga shtatori i vitit 2010, u mbyll edhe shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, pёr arsye se: “Kishte nivel tё lartё lagёshtire”, e mbyllёn pёr t’i bёrё edhe kësaj “rikonstruksion”. (Fatkeqësisht, nxёnёsve u hapёn rrugёn pёr nё shkollёn greke. shёn. im). (1). Figura tё para tё rilindjes pёr gjuhёn shqipe, ABC-nё dhe shkollёn e parё shqipe janё dhe mbeten qiriazёt, qё ua lёnё brezave tё ardhshёm si: Gjerasimi, Gjergji, Sevastia (1871-1949) dhe Parashqevia (1880-1970). “Qiriazёt e kanё origjinёn nga fshati Peras i Kolonjёs, kanё emigruar nё Manastir. Shtёpia e tyre u shndёrrua nё njё vatёr tё rёndёsishme kombёtare, qё priste dhe pёrcillte personalitetet e shquara tё rilindjes, si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin etj. Nё kёtё shtёpi u bёnё mbledhjet e komisionit tё Alfabetit”. Sevastia, e edukuar me zjarrin e idealeve atdhetare dhe e etur pёr dituri, mbasi mbaroi shkollёn e Misionit Amerikan, duke kapёrcyer pengesa tё vёshtira tё patregueshme, u regjistrua nё Kolegjin e Kostandinopojёs, e para vajzё shqiptare, nё atё kohё, qё po merrte arsim tё lartё. (2). Edwin Jacques shkruan pёr ndjeshmёrinë e atdhetares Sevasti Qiriazi, gjatё studimeve tё larta qё merrte nё kryeqytetin turk, mёsoi se andartёt e kishёs greke kishin spiunuar dhe dorёzuar autoriteteve turke atdhetarin e madh, Koto Hoxhin, tё cilin e kishin varrosur sё gjalli nё Xhedikulin famёkeq tё Kostandinopojёs. I çalë dhe i sakatosur nga vuajtjet çnjerёzore. Vdiq 1895. Sevastia i mbushi mendjen rojës sё burgut, njё shqiptari nga Kosova, qё ta lejonte tё hynte e veshur si djalё, pёr tё vizituar Koto Hoxhin nё birucë. Ajo pёrshkoi labirintet e nёndheshme me korridore e tunele tё errёta dhe pastaj dera e vogёl, qё e futi te biruca e tij. Njё vrimё e qelbur, njё rreze drite qё vinte nga njё e çarё nga lart mё ndihmoi tё shquaja njё figurё tё mjeruar. Nuk munda tё dalloja dot nёse ishte njeri. Ai qëndronte i shtrirё mes njё kapice me lecka mbi njё rasё guri, qё shёrbente si shtrat. Ishte Koto! Tё gjitha aftёsitё e tij mendore ishin tё fikura. Pyeta veten: Ёshtё e mundur qё nё atё trup tё mjerё e tё frikshёm tё jetojë shpirti i Kotos udhёheqёsit tё madh shqiptar?” “Tungjatjeta Koto” guxova mё nё fund tё mёrmёris. Me njё zё tё hollё, qё mezi dёgjohej, ai pyeti: Kushpo mё flet kёshtu? Duhet tё jetё ndonjё zё qiellor, i dёrguar nga Perёndia pёr t’i folur njё fjalё tё butё zemrёs sime tё plagosur”. Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa qё ndieva lot tё nxehtё qё mё rridhnin nёpёr faqe. Flokёt i kishte tё gjatё, mjekra i vinte deri nё brez, kurse rrobat ishin bёrё zhele-zhele. I fola mes ngashёrimave: “Kam ardhur, o atё i dashur, qё tё tё sjell njё fjalё kuraje dhe tё tё rrёfej se, ndonëse tё kanё hedhur nё kёtё birucё qё tё heqёsh tё zitё e ullirit, fara qё t’i mbolle ka lёshuar fryte tё mbara. Shpirti yt jeton nё zёmrёn e popullit tёnd”. Figura e leckosur u pёrgjigj: “Po, ata mё kanё lidhur trupin me zinxhirё, por shpirti im ёshtё i lirё. Ai ёshtё i lirё dhe nuk ka torturё qё tё mё ndalojё sё thirruri: Jo! Nuk vdes Shqipёria! Se shpejt ajo do tё jetё e bashkuar, e pavarur dhe e lumtur”. (Mё tej, kjo ёshtё njё temё mё vete). Sevastia mbasi kreu Kolegjin, diploma e saj u regjistrua nё Bironё e Edukimit nё Kostandinopojë, gjё qё i mundёsoi asaj tё merrte “iraden”, d.m.th. lejen pёr tё hapur njё shkollё shqiptare pёr vajzat. Pёr kёtё qёllim, bashkё me Gjerasimin shkuan nё Korçë, ku kishte vetёm shkolla nё gjuhёn greke pёr fёmijёt e krishterё dhe shkolla nё gjuhёn turke e arabe pёr fёmijёt myslimanё. Mё 23 tetor 1891, mbas njё lufte tё vendosur dhe përpjekjeve tё pareshtura kundёr patriakanёs sё Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapёn Shkollёn Shqipe tё Vashave, tё cilёn Sevastia e drejtoi qё nga dita e themelimit. Aty dhanё mёsim mёsues shqiptarё Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirёpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndёrrua nё njё çerdhe tё edukimit patriotik tё vashave. Kur, nё janar tё vitit 1894, vdiq Gjerasimi, pёr tё vazhduar punёn e tij nё shkollё erdhi nga Manastiri vёllai tjetёr, Gjergji. Nё vitin 1904, mbas mbarimit tё Kolegjit tё Kostandinopojës, erdhi edhe motra mё e vogёl, Parashqevia, gjё qё i krijoi mundësinё e Sevastisё tё shkonte nё Amerikё pёr tё plotёsuar studimet e saj pёr njё vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi nё Çikago, ku ndoqi leksionet nё Fakultetin e Pedagogjisë nёUniversityofÇikago. Njёkohёsisht, ajo mbajti konferenca pёr t’ua bёrё tё njohur Shqipёrinё miqve amerikane. Nё vitin 1905, u kthie nёEurope. Gjatё udhёtimit, ajo u ndalua nё Londёr,Paris, Vjenё dhe nё Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinё energjike tё çёshtjes kombёtare, Kristo Dakon, qё nё atё kohё ishte sekretar i pёrgjithshёm i Shoqёrisё Patriotike “Drita” dhe njё nga udhёheqёsit kyesorё tё studentёve shqiptarё tё Universitetit tё Bukureshtit. Meqё ai ishte specializuar nё matematikё, Sevastia iu lut tё pёrgatiste tekste mёsimore pёr aritmetikёn, gjeometrinë dhe algjebrёn pёr shkollёn e vashave, ai e bёri me dёshirё. Nё vitin 1910, duke e ndjerё veten tё denjё pёr njёri-tjetrёn dhe pёr t’i shёrbyer sё bashku atdheut,  Sevastia u  martua  me Kristo Dakon. (4).

Veprimtaria e motrave Qiriazi, zё vendin e nderit, se tёrё jetёn e tyre ia kushtuan vetёm atdheut. Pjesëmarrja e tyre aktive nё jetёn arsimore e politike, e sidomos nё fushёn e diplomacisё.

Mbas luftërave ballkanike, e kёrcёnuar herё pas here pёr konfiskimin e librave, djegien e shkollёs dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur nga veprimtaria kriminale e Patrikanёs, Sevastia u tёrhoq pёrkohёsisht nё Manastir. Ajo e rihapi shkollёn nё dy vitet e para tё Pavarёsisё, 1912-1914; po pёr arsye tё të pёrndjekjeve tё andartёve grekё, Qirjazёt u larguan nё Rumani dhe nё fillimin e Luftёs sё Parё Botёrore, erdhёn nё Amerikё, nё Natick, Massaçusetts. Tё dy motrat filluan menjёherë nga puna pёr t’u mёsuar shqiptarёve tё rritur gjuhёn amtare. Shkolla nёNatick, e para shkollё nё gjuhёn tonё nё Amerikё, qe hapur qё nё vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndёrkaq, ndёrsa Parashqevia boton revistёn dy javore “The Morning Star” (“Ylli i mёngjesit”), Çifti  Dako-Qiriazi themelojnё Partinё Kombёtare Shqiptare, me qendёr nё Worchester, kryetare e sё cilёs qe Sevastia. Qёllimi i kёsaj partie politike qe mbrojtja e tё drejtave tё Shqipёrisё nё forumet ndёrkombёtare. Kёsaj propagande, ndёr tё tjera, i shёrbeu edhe “Memorandumi mbi tё drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarёve”, qё shkroi Sevastia dhe ua dёrgoi Fuqive tё Mёdha, me 12 tetor, nё prag tё Konferencёs sё Paqes tё Parisit. (5)

Mё 16 janar 1909, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, mbёshtetur nga zonja tё njohura  Korçare themelojnё shoqёrinё “Ylli i Mёngjezit”, e para e kёtij lloi nё Shqipёri. Nё njё kohё kur vendosej perçe, ato nxisin emancipimin e femrёs dhe pёrfshirjen e saj nё lëvizjen patriotike. Ato ishin bashkëshorte tё burrave si Mihal Grameno, Elpiniqi Grameno, Themistokli Germenji, Evdhoksi Germenji, Kristo Luarasi, Polikseni Luarasi, dhe mёsueset e shkollёs sё vashave Efigjeni Janaqi, Fanka Efthimi, Marionika dhe Elena Trajani etj. Kur kёto mёsuese dilnin nga shkolla Mitropoliti grek porosite rrugaçet qё t’i shanin “Masonka, Protestane, Papiste” etj. (6).

Nga AQSH-ja. Ajo qё mbeti nё formё konkrete dhe e dobishme prej dorёs s’ime, punё e frymёzuar prej Kongresit tё parё tё Manastirit, ёshtё botimi i abetares s’ime tё hartuar sipas rregullave qё vendosi Kongresi. “Bashkimi Kombёtar”, mё 5 nёntor 1909, shkruante: “Ky libёr i vogёl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ёshtё radhitur bukur me ABC-nё qё vendosi Kongresi i Manastirit. Pas kёsaj kisha greke dhe funksionaret turq, tensionuan urrejtjen e mёtejshme kundra shkollёs dhe gjuhёs shqipe. (7).

Prof. Dr. Sabile Keçmezi thotё: “Parashqevi Qiriazi, grua shqiptare, e rritur e edukuar nё frymёn e rilindësve. E diplomuar nё dy Universitete: nё atё tё Stambollit dhe, nё atё tё Oberlinit, nё SHBA. Ishte njohёse e shtatё gjuhёve. Kryetare e shoqёrisё sё grave “Ylli i mёngjesit”, po ashtu edhe pёrfaqёsuese e “Partisë Politike Kombёtare” nё Konferencёn e Paqes nёParis. Nё moshёn 38 vjeç e vetme diplomate grua, midis shumё diplomatёve tё tjerё burra pёr tё mbrojtur tё drejtat e kombit shqiptar dhe, shkёlqeu me aktivitetin, me sjelljet e saja diplomatike, nё mes burrave tё shumtё. Bile, nё njё rast nga Parisi shkruante “Korrespodenti” duke dhёnё kёtё vlerёsim pёr tё: “Le tё mburremi, jo vetёm ne burrat, por edhe gjithё zonjat shqiptare se zonjushja Parashqevi Qiriazi, Zhan D’Ark e Shqipёrisё na nderoi tё gjithёve, As njё komb i madh ose i vogёl nuk ka sot nё Paris njё delegat zonjё, po Shqipëria ka kёtё zonjushe, e cila me diturinё dhe mençurinё e saj dita me dite po fiton simpatinё e tё huajve pёr fitim tё Shqipёrisё”.

“Partia Politike Kombёtare”, e themeluar nga Sevasti dhe Kristo Dako nё vitin 1917, nё Worchester (SHBA), nё gjirin e mёrgimtarёve ekonomik shqiptarё, qё vazhdoi deri nё mesin e vitit 1920. KjoPPKkishte zgjedhur Ismail Qemalin delegat pёr nё Konferencёn e Paqes nё Paris, i cili u pre nё besё nga qeveria italiane nё Peruxhia tё Italisё, ndёrron jetё po aty, mё 26 janar 1919 dhe nё vendin e tij caktohet Parashqevi Qiriazi, e shoqёruar nga Mihal Grameno dhe Nuredin Vlora. Pёr llogari tёPPK-së kishte ardhur nёParisdhe Nikoll Ivanaj. Kёta tё gjithё u bashkuan me pёrfaqёsuesit e kolonive tё tjera shqiptare: tё Turqisё, tё Rumanisё dhe tё Federatёs “Vatra” nё (SHBA). Pёr njё kohё, u formua njё front i pёrbashkёt, duke iu kundёrvёnё qёndrimit kapitullues tё delegacionit tё qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit.

Parashqevi Qiriazi, me tё mbёrritur nёParis, nё takimet me gazetar diplomatё e politikanё tё huaj, ajo parashtroi kёrkesat e Partisё Politike qё pёrfaqёsonte. Ajo iu kundёrvu pretendimeve tё vendeve fqinjё pёr copëtimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё dhe u shpreh kundёr synimeve italiane pёr protektorat tё saj.

Parashqevi Qiriazi, ishte njё grua qё e donte Shqipёrinё, ashtu nё kufijtё e saj tё natyrshme, por kur shihte pёrçarjet e delegacioneve shqiptare, trishtohej sё tepёrmi dhe ёshtё e njohur letra qё i shkruante motrёs Sevasti: “Neve, njё grusht njerёz jemi, po katёr soje shkrimesh dёrgojmё: njё qeveria, njё Mehmet Konica me Dr. Mihal Turtullin, njё delegacioni i kolonive dhe njё Esat Pashё Toptani. Ndёrsa “grekёt kanё njё pёrfaqёsues tё vetёm, ashtu edhe serbёt, po ne, tё mjerёt ne.

Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi u kthye nё atdhe mё 1921, dhe mё tej ajo ndoqi me interes dhe mbeshteti zhvillimet politike nё Shqipëri, pa pushuar sё shkruari pёr çёshtjen kombёtare. Ndёrkohё, u bё njё nga themelueset e drejtueset kryesore tё Institutit Femёror “Kyras” nё Tiranё e Kamёz (1922-1933), duke e shndёrruar institucionin nё njё nga shkollat e mesme mё serioze nё Shqipёri. (8).

Instituti “Qiriazi”, fillimisht, i hapur nё Korçё, dhe mё vonё me konsolidimin shtetёrore edhe nё Tiranё, s’do tё vonohej dhe do t’iu “merrej” padrejtёsisht, duke u shndërruar nё institutin “Nёna Mbretёreshё”, por kjo ishte njё asgjё, nё krahasim me kalvarin qё do ta pёrjetojnё me ardhjen nё pushtet tё komunizmit. Ato pёrfundimisht do t’i mbulojё pluhuri i harresёs dhe do tё rilindin pikërisht nё 100-vjetorin e Kongresit tё Manastirit! Pёr 18 vjet rresht, sa vepron Shoqata pёr Emancipimin e Gruas “Motrat Qiriazi”, me seli nё Prishtinё dhe degёt e saj nё shumё pjesё tё Kosovёs, por, pёr koincidencё, edhe nёNew Yorktё Amerikёs. Rikthejnё dinjitetin e figurave te ndritshme tё kёtyre dy motrave. (9)

Nuk mund tё pёrshkruhen peripecitё dhe dhimbjet fizike e shpirtёrore, qё kaloi Sevastia dhe familja e saj nё ditёt e fundit tё jetёs sё saj. Ajo vdiq nё vitin 1949, mbasi e kishin nxjerrё nga shtёpia dhe pati pёrjetuar dhunimin e kufomёs sё tё shoqit, patriotit tё madh, Kristo Dako, burgosjen e djemve tё saj, Aleksandrit dhe kirurgut tё njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur tё durojё torturat e hetuesisё, vari veten nё qelinё e burgut. Ajo vdiq, nё vitin 1949, e ngushtuar nё shpirt qё nuk ia dhanё kufomёn e tij ta varroste me duart e veta dhe zemёrplasur, duke parё gremisjen e atdheut tё saj te dashur, pёr tё cilёn pati punuar gjithё jetёn. Arkivolin e saj, tё vendosur mbi njё karrocё, e përcillnin vetёm njerëzit e familjes: dy nuset e djemve dhe mbesa e vogёl. Pёr oportunitet dhe hipokrizi politike tё pushtetarёve, mё vonё, asaj i dhanё titullin “Mёsuese e Popullit”. Siç duket, “U pёrmendёn” ata mjeranё tё kuq nё pushtet, qё ajo kishte qenё gjithё jetёn dhe do tё ishte perjetёsisht mёsuese e breznive shqiptare. (10).

Parashqevia. Pёr shkak tё qёndrimit tё saj antifashist, mё 15 tetor 1943, u internua nga Gestapua nё kampin (Banjicё). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit tё luftёs u kthye nё atdhe. Mё 17 dhjetor 1970, ndёrron jetё nё Tiranё. (11).

Dy motrat janё ёngjёj tё shkronjave shqipe, janё shenjtëreshat e arsimit dhe tё emancipimit shqiptar, janё emblema e formimit dhe zhvillimit tё shtetёsisё shqiptare.Poku qёndron sot qeveria me Presidentin dhe  Kryeministrin? Kёtё e tregon mbyllja e shkollёs 120 vjeçare “Sevasti Qiriazi” nё Korçё, dhe kthimi i shtёpisë së kulturёs “Naim Frashëri” nё kishë greke nё Pёrmet. Kur heq dy emra tё rilindjes kombëtare, kёsaj i thonё  deshqiptarizim, i thonё tradhti.

Referenca:

1. Publikuar me 17-9-2010, “Skandali, drejtori i shkollёs “Sevasti Qiriazi” mbylli nxёnёsit nё magazinё.”

2. Anton Qafa, Sevasti Qiriazi; “sfida me Stambollin pёr shkollёn e vashave”

3. Edwin Jacques, “Shqiptarёt” , bot. 1945, f. 325.

4. Anton Qafa, po aty.

5.  A.Q.SH., dosja  1,  fondi  47 “Kongresi i parё i Manastirit nga Parashqevi…”

6.  Po aty.

7. Prof. Dr. Sibile Keçmezi, “Parashqevia diplomatja e vetme”.

8. Tërhequr mё 5 nëntor 2010, “Parashqevi Qiriazi e vetme grua e Kongresit…”

9. Materiali ёshtё marrё nga Portali Dervina.com, “Dhuna e diktatures”

10. Po aty, nga Prof. Dr. S. Keçmezi.

Rasim BEBO, Addison Çikago, shkurt 2012.

Comments are closed.