Farmacistët, rregullat për Provimin e Shtetit

Speciale/ Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë publikon kalendarin e regjistrimit

Afatet kur do të regjistrohen kandidatët që marrin pjesë për herë të parë dhe të dytë në provim, si dhe ata që ende nuk kanë përfunduar praktikën profesionale. Formulari i aplikimit dhe dokumentet për regjistrim

Të gjithë kandidatët e diplomuar për farmaci në Universitetin Publik dhe ato private, për t’u regjistruar në Provimin e Shtetit në sezonin e muajit maj 2012, duhet të ndjekin rregullat e reja për regjistrim. Kështu janë shprehur burime zyrtare pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), të cilët kanë detajuar kalendarin e regjistrimeve për këtë provim.

Kalendari i regjistrimeve

Sipas UFSH-së, kandidatët farmacistë, që marrin pjesë për herë të dytë në Provimin e Shtetit, mund të regjistrohen nga sot, deri më datën 25 prill.

– Për kandidatët farmacistë, që regjistrohen për herë të parë ose kanë qenë të regjistruar dhe nuk i janë nënshtruar dhënies së Provimit të Shtetit (që kanë dorëzuar dosjet e praktikës dhe janë pajisur me dëshminë e pjesëmarrjes së praktikës profesionale), mund të regjistrohen në UFSH, nga sot, deri më 25 prill 2012.

– Për kandidatët farmacistë, që janë në proces praktike dhe e përfundojnë atë përpara datës 15 prill 2012, datat e regjistrimit janë 25-30 prill 2012. Ky kontigjent praktikantësh në datat 20-25 prill 2012 (përpara futjes në Provimin e Shtetit) do t’i nënshtrohet paraprakisht vlerësimit të aftësimit praktik (me gojë) për tu pajisur me dëshminë e pjesëmarrjes së praktikës profesionale dhe më tej për të pasur të drejtën e hyrjes në provimin e shtetit. Burime pranë Urdhrit të Farmacistëve konfirmojnë gjithashtu se formularët e regjistrimit mund t’i gjeni online në faqen: www.ufsh.org.al.

Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët

Për regjistrimin për herë të dytë kandidatët mund të paraqesin dokumentet si më poshtë:

a) Raporti mjeko-ligjor;

b) Dëshmi Penaliteti;

c) Vërtetim nga Prokuroria që nuk është për ndjekje penale;

d) Fatura e pagesës për provimin e shtetit;

e) Dy fotografi të formatit të patentës;

OSMAN DEDJA

Comments are closed.