“Fast-Food”, mjekësore të Tajvanit për kurimin e sëmundjeve të ndryshme

Jo vetëm ilaçet kanë fuqi kuruese për çdo sëmundje të njeriut, por edhe supat e ndryshme të gatuara me kujdes. Kjo kulturë në fakt është e përhapur më shumë se kudo tjetër në Tajvan e Kinë. Kështu, supa me pulë, ananas e kunguj, e cila ka një ngjyrë jeshile të qartë dhe shije të mrekullueshme, është e këshillueshme për ata persona që vuajnë nga diabeti. Ndërkohë që një tjetër lloj supe, e përbërë nga katër erëza këshillohet për femrat të cilat sapo kanë lindur, sepse “bonifikon”, gjakun. Një tjetër supe, me pulë dhe ngjyrë të errët, ul kolesterolin, forcon veshkat, e lufton plakjen e parakohshme dhe pamjen e flokëve gri. Ky lloj ushqimi, i cili është i shëndetshëm për trupin tonë mund të gjendet në restorantin Tai G, në Shipai Night Market të Taipei (në zonën veriore të qytetit) ku mund të zgjedhësh mes tetë lloje supash me bazë pule. Përzgjedhja mund të varet edhe nga gjendja shëndetësore e çdo personi, sepse këto supa kanë fuqi mjekësore. Këtë gjë më mirë se të gjithë e dinë banorët e zonës, që nga momenti që ideja e përdorimit të ushqimit si ilaç është pjesë e kulturës së tyre, ndërkohë që të huajt marrin shpjegime nga stafi i restorantit dhe përpiqen të kuptojnë. Supat mjekësore kanë një traditë të gjatë në mjekësinë kineze dhe jo vetëm, sepse ato gjenden kudo në të gjithë vendin, ndërkohë që në Tajvan shpesh shërbehet si ushqim në rrugë.

Comments are closed.