Fëmijë obezë në dy vitet e para

Ky është një kërkim bazuar në një studim të ri nga Pediatria Klinike. Shkencëtarët besojnë se përpara se fëmijët të arrijnë moshën 2 vjeç, mundësia që të shtojnë në peshë tashmë është vendosur. Kjo ndodh për shkak të përzgjedhjes së preferencave në ushqim- në këtë moshë fëmija e di se cili është ushqimi i preferuari tij/saj, duke formuar kështu bazën e zakoneve të të ngrënit për më vonë. Disa fëmijë fillojnë të shtojnë në peshë shumë më shpejt se të kenë bërë 2 vjec. Studimi thekson dietën e pabalancuar dhe të pamjaftueshme, ushqim i “ngurtë”  i dhënë shumë shpejt i shoqëruar kështu nga moslëvizje fizike,  janë të gjithë faktorë që përbëjnë rrezik serioz për obezitetin në të ardhmen. Edhe pse statistikat tregojnë se obeziteti tek fëmijët nuk po rritet me ato hapa si më parë, niveli i tij është akoma mjaft i lartë për shkenctarët dhe mjekët, të cilët po kërkojnë strategji të reja që të bëjnë të mundur “figura” më të dobta dhe zemra më të shëndetshme për femijët tanë.