Fenerbahce, 8 milionë për Lassana Diarra

Fenerbahce ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Lassana Diarra. E ardhmja e Diarra me Real Madridin ishte vënë në dyshim që vitin e kaluar, edhe pse ai ka thënë se prioritet i tij është qëndrimi në Bernabeu. Burime nga Turqia thonë se Feneri dëshiron të ofrojë 8 milionë funte për ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Chelseat, për ta sjellë atë në radhët e veta në fund të sezoni. Diarra ka nënshkruar një kontratë me Madrid, e cila skadon në qershor të 2013, por drejtuesit e Fenerbahces besojnë se do ta bëjnë pjesë të skuadrës së tyre në përfundim të këtij sezoni. Ish mesfushori ka karrierë të mirë profesionale me Le Havre, Chelsea, Arsenal dhe Portsmouth.

 

Comments are closed.