Fenomen: Vetëm dy herë në vit dielli ndriçon statujën e Ramses II në Egjipt
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Më 22 shkurt 2018 dielli ka ndriçuar statujën e faraonit Ramses II, monument ky i cili gjendet në tempullin Ebu Simbel në qytetin Asvan të Egjiptit. Ngjarja astronomike e cila ndodh vetëm dy herë në vit, u ndoq jo vetëm nga zyrtarët egjiptianë dhe të ftuarit por dhe nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA)

Në deklaratën për media, drejtori i tempullit Ebu Simbel, Husam Abbud, tha se ngjarja astronomike në fjalë është një tregues se sa të avancuar kanë qenë egjiptianët e vjetër në shkencë.

Ai theksoi që drita e diellit nisi të ndriçojë statujën në orën 6:25 sipas kohës lokale dhe se statuja vazhdoi të ndriçohet për 20 minuta.

Në dyert e tempullit Ebu Simbel të qytetit Asvan, ndërtimi duke gërmuar kodrën e të cilit zgjati 20 vite, gjenden 4 statuja gjigante të Ramsesit. Ngjarja e cila cilësohet si mrekulli astronomike, realizohet në ‘ditën e lindjes’ së Ramsesit më 22 tetor dhe në ditën e ‘kurorëzimit’ të tij më 22 shkurt dhe zgjat afro 20 minuta.

Në Egjiptin antik, ndriçimi i statujës së Ramsesit më 22 tetor simbolizonte fillimin e stinës e kultivimit, ndërkaq 22 shkurti simbolizonte nisjen e stinës së korrjes.
Bëhet e ditur se në kuadër të ngjarjeve të organizuara për shënimin e ngjarjes astronomike, para tempullit Ebu Simbel ekipe folklorike vendase dhe të huaja kanë mbajtur shfaqje të ndryshme.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
News Reporter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *