Fenomeni më i ri në internet, vajza që imiton kukullën Barbi

Koti Kota ose Dakota Rose, bën gjithçka në jetën e saj për t’u dukur si një kukull e vërtetë. Në videot e make up, tepër të klikuara në YouTube (disa prej tyre janë të para më shumë se 430.000 persona), vishet, trukohet madje edhe lëviz me të njëjtat taktika si të një kukulle plastike. Sajti i të përditshmes spanjolle, “El Mundo”, e cilëson atë si lodrën e re të internetit. Mbi të gjitha në Japoni dhe Kinë. Dhe në fakt nëse e sheh me vëmendje, ajo duket njësoj si një kukull, madje dikush edhe e ka cilësuar si Barbin reale.

Pamja e jashtme

Qerpikë të gjatë, sy të mëdhenj ngjyrë blu, dhe me buzë tepër të kuqe. Por, mbi të gjitha flokë të gjatë dhe bionde e bëjnë atë të duket një kukull e vërtetë në jetën e saj reale. Suksesi i saj i jashtëzakonshëm është shfaqur në internet e kryesisht në YouTube, para disa mujash kur ajo ka publikuar disa foto të sajat në Facebook. Por në këtë foto ajo nuk specifikon emrin e saj të vërtetë, origjinën dhe as moshën reale.

Comments are closed.