Ferguson: Fitorja e ngushtë me Fulhamin, paralajmërim për sfidat e radhës

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se fitorja e ngushtë 1-0 ndaj Fulhamit është një alarm zgjimi për lojtarët e tij. “Të gjitha ndeshjet janë sfiduese. Kjo është një paralajmërim. Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme për ne sonte, pasi është saktësisht ajo çfarë do të ndodhë gjatë gjithë pjesës së mbetur të sezonit. Skuadrat do të përplasen dhe luftojnë, duke u përpjekur të mbijetojnë, dhe jo të jenë viktima të Manchester United pasi ata nuk duan të shihen të nënshtruar”, shprehet ai. Më the, Ferguson shton se ata janë një skuadër me përvojë dhe fitorja ishte e vështirë. “Kur ju qëndroni në mbrojtje nuk është e rëndësishme nëse keni 11 mekanikë, marangozë ose futbollistë, është vështirë të fitosh. Ne bëmë mjaftueshëm për ta mbyllur ndeshjen por nuk e bëmë këtë dhe për pak sa nuk paguam me penalti”, ka thënë Ferguson.

Comments are closed.