Histori

Fermani i Tanzimatit u shpall me 3 nëntor 1839

Më 3 nëntor 1839 u shpall Fermani i Tanzimatit.

Në kohën e sulltan Abdulmexhidit, ministri i Punëve të Jashtme, Mustafa Reshit Pasha, lexoi Fermanin e Tanzimatit në Gülhane, përpara ministrave osmanë, punonjësve shtetërorë, klerikëve myslimanë, të krishterë e hebrenj, ambasadorëve që gjendeshin në Stamboll dhe të përfaqësuesve të tregtarëve. Për këtë arsye ky ferman u quajt edhe “Gülhane Hatt-ı Hümâyun” (Fermani Sulltanor i Parkut të Trendafilave). Vendimi për të nisur Reformat e Tanzimatit ishte një domosdoshmëri e dinamikave dhe zhvillimeve në arenën ndërkombëtare dhe mbrenda Perandorisë Osmane.

Me këto reforma synohej centralizimini i sistemin shtetëror, rimëkëmbja dhe zhvillimi i shtetit. Në ferman vihej theksi tek barazia para ligjit dhe se siguria e jetës, pronës dhe e nderit mbrohej me ligj. Këto reforma, që përfshinin sistemin ushtarak, të drejtësisë dhe sistemin administrativ, përgatitën terrenin për ndryshime rrënjësore edhe në mënyrën e të menduarit dhe të konceptuarit të jetës për shoqërinë osmane.

Në arkivin tonë gjenden dokumente osmane, të cilat përshkruajnë vendimet mbi zbatimin e reformave centralizuese, reagimin e prijësve vendorë, të cilët humbisnin privilegjet që dispononin, kryengritjet etj.
Lexo edhe  Fenomen: Vetëm dy herë në vit dielli ndriçon statujën e Ramses II në Egjipt

Lexoni edhe: