Ferrari do të prodhojë hibriden elektronike V12. Ja si do të jetë ajo.

Nga të gjitha lajmet për projektet e reja, në krye të listës është lajmi që ka dalë nga shtëpia Maranello, e cila është gati të krijojë makinën e parë hibride elektrike . Lajmi është bërë publik nga administratori i deleguar i Ferrarit, Amedeo Felisa, për revistën prestigjoze angleze AutoCar. Hipoteza e këtij studimi është gati fantastik: teknologjia hibride do të aplikohet në një motorrizim V12, që do të implementojë edhe “Kinetic Energy Recovery System”,  një system që përdoret në Formula 1. “Një teknologji shumë e shtrenjtë-ka thënë manaxheri-por e projektuar për t’u përdorur në të gjithë arkitekturën tonë të ardhshme. Nëse do të ecim përpara do të ofrohet me seri”.

Comments are closed.