Festat e fundvitit, qeveria shpërblim për pensionistët

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria ka vendosur për të shpërblyer pensionistët me rastin e festave të fundvitit, ku theksoi se 560 mijë pensionistë do t`u jepet 20 mijë lekë shpërblim. “Në asnjë rrethanë qeveria s`ka përjashtuar pensionistët nga shpërblimi. Qeveria i vlerëson ata për kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie që sot është krejt tjetër në sajë të vullnetit të tyre. Më duhet të denoncoj publikish edhe mediat e kontrolluara nga opozita për disinformimin e pandershëm me të cilat donin ti ndrydhnin psikologjikisht pensionistët në një kohë që ata do të shpërblehen. Ne vendosin për të shpërblyer dhe për ti dhënë edhe shumën e përcaktuar nga ministria e financave 560 mijë pensionistëve, të cilët do të shpërblehen me 20 mijë lekë”, tha Berisha. Ai gjithashtu kërkoi nga opozita të kërkojë ndjesë për disinformimin që u ka bërë pensionistëve si dhe që nuk votuan në Parlament për rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Ftoj opozitën që nuk votoi për rritjen e rrogave dhe pensioneve, që nuk kërkoi shpërblimin e pensionistëve të kërkojë ndjesë publikisht. Të mësojë që ndjesa është dhunti e njeriut të qytetëruar. Vetëm në doktrinën e etërve ata nuk gabojnë kurrë. Uroj që të kërkojnë ndjesë që nuk votuan për parlament për rritjen e rrogave dhe se përhapën lajmin dhe disinformuan pensionistët”, tha Berisha. Ai ka pranuar se 560 mijë pensionistët meritojnë më tepër dhe garantoi se qeveria e ka primare angazhimin për mbështetjen e tyre. “Siguroj pensionistët se asgjë nuk mund të lëkundë vendosmërinë tonë për mbështetjen e tyre. Në fillim të 2006, pensioni mesatar në fshat ishte 34 dollarë, sot është rritur me 110% dhe çdo vit opozita ka kërkuar të mos rriten pensionet, ka votuar kundër”, tha ai.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin