Festohet, kualifikimi i Chelsea në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Mision i kryer për “Blues Brothers” e Chelsea, meFrank Lampard dhe Didier Drogba, të cilët përqafohen të lumtur pas kualifikimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Në këtë mënyrë, Chelsea ka arritur të mbrojë nderin e futbollit anglez në Ligën e Kampionëve, duke arritur të kualifikohet pas vazhdimeve ndaj Napolit, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Stamford Bridge. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3-1 për Napolin dhe në ndeshjen e dytë Chelsean e priste një mision i vështirë, të cilin Blutë përkundër krizës menaxheriale dhe të rezultateve, arritën ta mbyllin me sukses me rezultat të përgjithshëm prej 5-4 pas një drame të vërtetë. Sidoqoftë, atë që nuk e bënë mysafirët e bënë vendasit të cilët u kthyen ngadalë në lojë. Një harkim fantastik të Ramires në mënyrë edhe më fantastike e shfrytëzoi Didier Drogba (28’), i cili si vigan kërceu për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Chelseat. Në vazhdim të pjesës së parë Chelsea merr edhe më shumë zemër për të shënuar gola, por përkundër rasteve Blutë nuk ia arritën. Ky rezultat nuk i përshtatej asnjë prej ekipeve dhe Chelsea ishte ekipi që insistoi me anë të disa rasteve të qind për qindta, duke përfshirë edhe një volej të Drogbës të cilin e ndali De Sanctis. Shtypi i huaj sportiv ka hapur faqet kryesore me fotot e fitores së sportistëve duke e cilësuar këtë një ndër netët me të mëdha të karrierës së skuadrës. Ndërkohë që Napolit nuk i është kushtuar aspak hapësirë në të përditshmet sportive. Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike e Chelsea dhe duhej festuar me të gjitha nderet e rikthimit të triumfit të skuadrës së vjetër, e cila rikthehet më në fund fituese.