Fier, 44 vjeçarja tenton të hidhet nga kati i pestë

Një grua rreth 44-vjeç ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kastriot”, të rrethit të Fierit, ku 44-vjeçarja Eli Muçollari ishte ngjitur në parvazin e ballkonit dhe deklaronte se do të hidhet prej andej. Gruaja nënë e një vajze 16-vjeçare të martuar në një fshat të Fierit ka nisur që herët në mëngjes të manifestojë sjellje të çuditshme. Fqinjët deklaruan se gruaje ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe sot është shprehur e shqetësuar se i kanë grabitur vajzën e saj, 16-vjeçare. Ndërkohë në vendngjarje mbërriti dhe vajza e saj që i kërkoi nënës të mos ndërmarrë asnjë masë ekstreme për jetën. Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse të cilat mbërritën në vendngjarje negociuan me gruan dhe pas shumë thirrjesh e bindën të mos e ndërmerrte një hap të tillë. 44-vjeçarja është shoqëruar në spital, ku mësohet se gjendja e saj është e rënduar psikologjikisht, ndërkohë që blutë e Fierit kanë nisur hetimet për shkaqet që e dërguan gruan të ndërmerrte një veprim të tillë.

 

 

Comments are closed.