Fier, arrestohet 24 vjeçari për përdhunim

Policia e Fierit ka arrestuar një 24 vjeçar i akuzuar për përdhunimin e një vajze 14 vjeç. Sipas të dhënave paraprake të policisë, i riu i ndaluar është Arjol Gjini, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur pa dëshirën e saj.
Shkak për ndalimin e tij është bërë kallëzimi ngritur në polici nga ana e familjarëve të vajzës së dhunuar. Policia po heton ngjarjen.