Fitore e thellë e Bayern

Goditje e rëndë për Barcelonën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ku Bayern Munchen mposhti katalanasit me rezultat të thellë 4-0. Bayern ka filluar serinë e golave që në minutën e 25-të përmes Thomas Muller ndërsa Mario Gomez karritur epërsinë në 2-0 me golin e tij në minutën e 49-të. Në minutën e 73-të, Robben thellon epërsinë ndërsa rezultatin e vulos Muller në minutën e 82-të. Në ndeshjen e kthimit, Barcelona do të duhet të bëj të pamundurën për të përmbysur rezultatin prej 4-0 të pësuar sonte në Allianz Arena, gjë që duket shumë e vështirë.