Fjalëkalim perfekt? Çështje fantazie

Duhet një rrugë e gjatë për të zbuluar se fjalëkalimi perfekt ekziston sidomos në mendjen tonë. Studiuesit prej vitesh nuk kanë arritur të zbulojnë këtë fakt.  Ai kombinim numrash, fjalësh, simbolesh për t’u mbrojtur nga hackerat e internetit shpesh herë është i ngatërruar për çdo person. Por jo vetëm, kombinimi i vështirë bëhet edhe për t’u mbrojtur nga të fejuarat xheloze, ose prindërit. Sipas “Economist”, sa herë sforcohesh për të krijuar një fjalëkalim të vështirë, duhet të vësh në përdorim neuronet e trurit për ta kthyer në realitet virtual. Por kjo nuk është diçka e lehtë. Jeta jonë, profesionale dhe private, kalon gjithnjë e më shumë përmes fjalëkalimit. Sipas një studio të Microsoft, çdo ditë shkruhen 8 fjalëkalime të ndryshme. Në lidhje me ruajtjen e sekretit, ndodhet gjithnjë një person ose diçka, që herët a vonë e mbanë atë. Për “Economist”,  «passëord e sigurta” janë të vështira për t’u mbajtur mend. Ndërsa ato të memorizuara janë të lehta për tu gjetur.  “Para se të krijojmë një fjalëkalim të ri duhet të mendojmë që ky fjalëkalim është një komponent tepër i ndjeshëm i jetës sonë”, analizon profesori Cesare Stefanelli. Ndërsa në SHBA, departamenti i Mbrojtjes po mendon të realizojë “problemin” e fjalëkalimit duke krijuar një tastierë inteligjente që të jetë në gjendje të kuptojë, përmes shpejtësisë dhe presionit mbi tastiera, nëse po përdoret ose jo mbrojtësi i fjalëkalimit.

Comments are closed.