Aktualitet

Fjalët që tha Saimir Tahiri për gazetarët në Rinas

Ish-­ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri eshte kthyer ne Shqiperi, pas mesnatës së të dielës. Avioni me të cilin ai në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës dhe automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve. Ish­ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-­vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri. “Zoti Tahiri mirmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”

Ca bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri. “Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet) Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05. Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky familjar i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje­ardhje drejt Mynihut në fund tetori­fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish­vartës në Ministrinë e Brendshme.

Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna. Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës. Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në gjykatë prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë deputetin të lirë të lëvizë sipas dëshirës.

Lexoni edhe: