Flokët, rikthehen modelet e viteve ‘20

Dihet tashmë nëse një model është në modë për një sezon të caktuar, ai bëhet pjesë e secilës femër. Është njësoj si ambienti i ngrohtë pranveror që përhapet kudo dhe na rrethon të gjithëve. Kështu është edhe për tendencën e modeleve të flokëve të viteve ’20. Një iniciativë e cila do të mbizotërojë në sezonin pranverë-verë të këtij viti, ku pothuajse që në stinën e dimrit janë shfaqur shenjat e para. I pari që ka shfaqur këtë tendencë ka qenë Woody Allen me “Midnight in Paris”, ndjekur nga “The Artist”, në shoqërinë e Hugo Cabret. Ndërkohë që në fund të këtij viti është parashikuar që të shfaqet në kinematë amerikane “Il Grande Gatsby”, me protagonist Leonardo di Caprio në rolin e Robert Redford. Ndërsa në ekranin e vogël ky model flokësh pasqyrohet tek “Mad Men”, ku tregohen peripecitë e një qyteti amerikan në epokën e ndalimit. Në pasarelë? Duke filluar që nga Guçi,  Etro dhe Ralph Lauren janë të shumtë stilistët që janë frymëzuar nga moda e këtyre viteve. Moda e flokëve si gjithnjë bazohet tek të njëjtat stile.

Këtë sezon është në modë rikthimi i flokëve me onde të lehta, ndërsa ondet më të rënda janë të përdorshme për raste më specifike sepse paraqesin një femër romantike dhe feminile. Gjithashtu prerja në formë garçone rievokuon të gjithë shpirtin rebel të atyre viteve. Edhe flokët e gjata janë në modë, ashtu sikurse edhe ato voluminoze. Përsa i përket ngjyrave pranverore të flokëve, për këtë sezon do të jenë në modë ngjyrat natyrale, ku në disa raste kombinohen me aksesorë të ndryshëm, si perlat, kapelet, rripat, shallet dhe detaje të ndryshme që ndihmojnë në përmirësimin e pamjes.

Comments are closed.