Showbiz

Floriana Garo flet për dasmën që do mbahet në Shqipëri

Në mars të këtij viti, moderatorja e njohur e ekranit, Floriana Garo, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushen Adia dhe së bashku me bashkëshortin e saj, avokatin Enis Daci, po jetojnë prej disa kohësh në Zvicër

Këtë verë, Floriana po i kalon pushimet në Shqipëri dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Pushime on top”, ku ka rrëfyer planet e saj për të ardhmen.

Megjithëse janë kurorëzuar me martesë, moderatorja ka treguar se pas lindjes së vajzës ka ndërmend të bëjë një dasmë të madhe.

“Unë Enisin e kam njohur në Portofino. Ne po planifikojmë që vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë”, u shpreh Floriana.

Ajo zbuloi se është martuar me Enisin dhe kanë bërë një ceremoni, por se tani duan diçka me njerëzit e tyre.

Related posts

Eleni Foureira rrëfen tmerrin që kaloi në Eurovizion, pësoi një humbje të frikshme në peshë

Redaksia

FOTO/ Si ka ndryshuar jeta e Viola Spiros pas burgosjes së të dashurit

Redaksia

E çuditshme! Helen Mirren do të luajë rolin e presidentit Donald Trump

Redaksia

Leave a Comment