Të ndryshme

Zbuloni picën tuaj të duhur sipas shenjës suaj të horoskopit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Janë të paktë personat që nuk i duan picat: një Margarita apo një Katër Stinët, janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer për të organizuar darka fantastike në minutën e fundit, në shoqërinë e personave të dashur. Pica e duhur me shoqërinë e duhur mund të na bëjë vërtet më të lumtur! Tashmë çdo piceri ofron një larmi të madhe përbërësish, dhe në bazë të shenjës zodiakale, mund të zbulojmë cilën picë na rekomandojnë yjet!

Dashi

Juve ju pëlqejnë shijet e forta, por në të njëjtën kohë ato të thjeshtat dhe të vërtetat. Pica juaj ideale sigurisht do të ishte Diavola, pica klasike me sallam djegës që kënaq shijen tuaj. Vaji pikant nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinën tuaj dhe është argëtuese t’iu shohësh, kur me padurim ekstrem, prisni që t’iu shërbehet. Është shumë e rëndësishme që ajo të mos ftohet, sepse një picë e ftohtë do t’iu bënte të humbisni dëshirën e madhe për ta gllabëruar atë.

Demi

Madhësia e picës tuaj duhet të jetë jashtëzakonisht e madhe: nuk mund të rrezikoni që të jeni të uritur edhe pas ngrënies. Nuk ju pëlqejnë picat e lehta dhe zakonisht i refuzoni brumërat dhe drithërat. Të shihni një picë pa mocarela ju trishton dhe ju trondit. Pica juaj ideale është Bismark, me proshutë të gatuar dhe vezë. Kjo bombë e vogël me kalori është në gjendje të kënaqë shqisat tuaja dhe të sjellë përsëri humor të mirë në fytyrën e atyre që humbasin kohë duke numëruar kalori.

Binjakët

Natyra juaj e dyfishtë nuk mund t’ju çojë tjetër veçse te pica Mari e Monti. Nuk ka rëndësi qoftë me përbërës nga deti apo nga toka. E shijoni picën edhe më shumë duke biseduar me miqtë. Ju pëlqejnë përbërësit e pazakontë dhe një nga të preferuarit e tu mund të ishte mishi i derrit së bashku me karkalecat. Nëse lodhesh, zbaton një nga sjelljet që zakonisht i adopton edhe në dashuri: e lë atë në pjatë.

Gaforrja

Po të ishte për ju, do ta bënit të ëmbël edhe picën. Dhe në të vërtetë përpiqesh ta bësh shpesh, duke e kombinuar me nutella, sidomos në fund të vaktit. Nëse do duhej të zgjidhnit një prej tyre, atëherë Katër Djathrat do të ishte ideale për ju. Ëmbëlsia e djathërave të përzier të bën të ndjehesh si në shtëpi, edhe nëse jeni në restorant apo në piceri. Prekja e guximshme e gorgonzolas zbulon natyrën tuaj të vërtetë: pavarësisht butësisë tuaj të lindur, nuk tërhiqesh kurrë mbrapa.

Luani

Ju nuk kënaqeni me pak përbërës: ju doni një picë që t’iu kënaqë me shijet e larmishme, të ndryshme por të ndërthurura ndërmjet tyre. Një Stinët nuk të mjafton, i do të gjitha! Katër Stinët me proshutë të gatuar, kërpudha, artiçokë dhe ullinj të zi me siguri mund t’ju kënaqë. Një tjetër gjë që ju pëlqen kur porosisni pica, është t’i shoqërosh ato me gjizë të shijshme dhe sallam. Kënaqësia që provoni kur i hani, ju bën të ndiheni si në Olimp mes perëndive!

Virgjëresha

Për një person si ju është e rëndësishme të zgjidhni një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një picë me brumë që tretet lehtë. Brumi është një nga të preferuarit tuaj dhe sa më i shëndetshëm të jetë, aq më i shijshëm bëhet në sytë tuaj. Dhe sa u përket përbërësve, nuk mund të heqësh dorë nga perimet sezonale. Dhe sigurohesh gjithmonë që pica juaj Ortolana të përmbajë perimet e pjekura në skarë dhe jo të skuqura. Duke qenë se kanë në përbërje karbohidrate, preferoni t’i hani në drekë.

Peshorja

Gjëja më e rëndësishme për ju në zgjedhjen e picës është që pica të jetë në pjatë, sepse ju e përçmoni ngrënien me duar. Dhe mundësisht do të doje një salcë të rafinuar dhe të sofistikuar. Nuk ju pëlqen ta ekzagjeroni, përveçse në cilësinë e përbërësve: mocarela DOP, domate San Marzano, borziloku i freskët dhe vaji Evo mund ta bëjnë një picë Margherita gjënë më të mirë që mund të shijoni me shoqërinë tuaj. Edhe aroma e rigonit nuk ju shqetëson aspak.

Akrepi

Ju jeni një person tepër i rezervuar dhe misterioz për t’u treguar të tjerëve përmbajtjen e picës tuaj. Pica juaj ideale nuk mund të ishte tjetër veçse Kalcone. Të pëlqejnë në furrë, por nuk keni frikë të guxoni t’i shijoni edhe në versionin e skuqur, shkruan shqip. Në brendësi të saj mund të zbulohen shijet e thjeshta dhe delikate të domates dhe mocarelës, ashtu edhe shijet më të forta dhe aromatike të sallamit dhe brokolit. Me një picë të nxehtë do të duhej edhe një birrë e ftohtë!

Shigjetari

Për ju pica është sinonim i alegrisë dhe argëtimit. Ju pëlqen të frekuentoni restorantet dhe piceritë më të njohura të momentit, por nuk iu mërzisin as picat e prera, që mund t’i hani duke ecur rrugës. Ndër të preferuarat tuaja është padyshim pica klasike Wurstel e patatine ((nëse ka, madje edhe me majonezë) që ju mund ta shijoni edhe në çdo qytet. Nuk ka rëndësi nëse brumi është i hollë apo i ngjeshur, por mund të jetë një argument i mirë për të biseduar me picierin dhe për të treguar gjithçka që ju dini.

Bricjapi

I dini përmendsh menytë e picerive, sidomos çmimet. Kursimi është një nga prioritetet tuaja dhe kur bëhet fjalë për pica, pasi të keni gjetur picerinë më të mirë për cilësinë dhe çmimin, tenton ta bësh atë një vend të përhershëm. Ndër picat tuaja të preferuara është sigurisht Boscaiola, tradicionale me kërpudha, suxhuk dhe shampanjë, e shijshme edhe në versionin e saj të bardhë. Nëse e porosisni në shtëpi, është mirë ta falënderoni personin që ua ka dërguar.

Ujori

Ju pëlqen të shfletoni menynë, për të kërkuar picën më ekstravagante dhe origjinale. Tek shijet tuaja të preferuara përfshihen prodhimet e detit dhe ju pëlqen ideja e përputhjes së tyre me mocarelën apo me djathërat e tjerë. Pasi ke eksperimentuar me përbërësit më të çuditshëm si ananasi, apo misri dhe xhenxhefili, tani drejtohesh tek Pica e shefit. A do të habiteshit po t’iu propozonin një picë të mirë napolitane? Mos e nënvlerësoni fuqinë dhe mirësinë e gjërave të thjeshta – ato mund t’iu mahnisin me të vërtetë!

Peshqit

Pavendosmëria në zgjedhjen e picës ju shoqëron gjithmonë. Ju pëlqejnë nga pak të gjitha, por keni frikë se ndoshta disa gjëra të gatuara në një mënyrë të caktuar mund t’iu bëjnë keq. E vlerëson shumë pastërtinë e lokalit dhe gjithmonë kontrollon që pirunjtë dhe gotat të jenë të pastra. Pas pak minutash kamerieri do të vërë re se Kapricoza është pica që keni porositur! Por a jeni të sigurt se “një picë kapricoze pa proshutë dhe kërpudha, me ullinj dhe patëllxhan” nuk ka një emër tjetër?

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here