Fondet për invalidët, debat në Kuvend për vonesat e ligjit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë që në projektligjin e ri të sanksionohet që financimet publike apo private t’u kalohen vetëm organizatave që drejtohen nga kjo kategori. Ata gjithashtu kërkuan që çdo ndryshim ligjor dhe çdo lloj vendimarrje e Parlamentit, qeverisë qendrore dhe vendore, të mos miratohet pa u konsultuar më parë me ekspertë nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e kësaj kategorie. Ky projektligj gjeneroi debate në Komisionin e Çështjeve Sociale, pasi deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni, e konsideroi të vonuar diskutimin e tij. Por, sipas Ministrit të Punës, Spiro Ksera, projektligji duhet të ridiskutohet për të qenë në përputhje me konventën OKB për personat me aftësi të kufizuara.”Politikat tuaja për sa i përket personave me aftësi të kufizuara, jo vetëm që kanë qenë jo në ndihmë të tyre, por tani po i përdorni për efekt fushate”,- deklaroi deputetja socialiste, Gjermeni. Ndërsa ministri Ksera u shpreh: Nuk e kemi iniciuar në frymën e konventës. Hajdeni të gjithë bashkë, të ulemi, me një frymë konstruktive ne ta përshtatim këtë që keni kërkuar me frymën e konventës për personat me aftësi të kufizuara”. Projektligji mbi mbrojtjen dhe përfaqësimin e posaçëm të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar pritet të diskutohet nen për nen gjatë javës së ardhshme në Komisionin e Çështjeve Sociale.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here