Forbes: Greqia të marrë shembull nga Shqipëria e Bullgaria

Steve Forbes, botuesi i revistës së njohur “Forbes”, ka deklaruar se “Greqia duhet të ndjekë shembullin e fqinjëve të saj, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe të mendojë seriozisht për aplikimin e taksës së sheshtë”. “Dihet se jo vetëm grekëve, po as shqiptarëve e as bullgarëve nuk u pëlqen të paguajnë taksa. Megjithatë, qeveritë e këtyre vendeve aplikuan taksën e sheshtë prej 10 për qind, që rezultoi efikase për mbledhjen e të ardhurave dhe zhvillimin e ekonomisë”,- ka thënë Forbes, për atë se cila duhet të jetë politika fiskale e Greqisë. “Në Greqi nuk janë promovuar masat e zhvillimit”, tha Forbes, duke theksuar se ekonomia është në kolaps. Ai ka shprehur rezervat e tij për mënyrën se si po veprohet për menaxhimin dhe përballimin e krizës greke nga ana e BE-së. Sipas Forbes, Evropa po gabon me taktikat e saj në dy fronte, duke lejuar ristrukturimin pavullnetshëm të borxhit dhe duke injoruar plotësisht marrjen e masave për të nxitur rritjen ekonomike. Ai paralajmëron se kriza do të vijojë të ketë pasoja të rënda jo vetëm për Greqinë, por edhe për vende të tjera si Spanja e Italia, nëse nuk do të kryhen reforma transformuese.

Comments are closed.