Formula 1, Bahrejni garanton zhvillimin e Çmimit të Madh

 

Bahrejni garanton zhvillim normal të Çmimit të Madh të radhës në Formula 1, garë që është në program këtë fundjavë. Reagimi i qeverisë së këtij vendi vjen pas protestave të reja që janë zhvilluar aty dhe që kanë rrezikuar sigurinë publike. Ekziston një precedent për anulimin e garës, siç ndodhi në 2011, në kohën e Pranverës Arabe, ndërsa Bahrejni është vendi i parë i Lindjes së Mesme që u bë pjesë e kalendarit të Formula 1, në vitin 2004.