Formulari A3, kush ka të drejtë ta plotësojë

Vendimi/ Kuotat e pranimit në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve me kohë të plotë

Kush përjashtohet nga tarifa e studimit. Si do procedohet me kuotat e lira në fakultete

Përcaktohen dhe një herë kuotat e pranimit në institucionet e Arsimit të Lartë për ciklin e parë dhe të dytë, si dhe tarifat e studimit për vitin akademik 2012-2013. Lidhur me këtë çështje, Këshilli i Ministrave miratoi dje, vendimin, ku përcaktohen disa ndryshime. Në vendimin nr. 420, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Kështu, pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2012 – 2013, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve dhe Akademia e Arteve, Shkodër, në të cilat 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë – preferencë) në nivel fakulteti, nuk paguajnë tarifën vjetore të shkollimit”…

Edlira MEMA

Për më tepër lexoni gazetën Republika

Lexoni edhe: