Aktualitet

FOTO/ Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dy të rinj, një vajzë 29 vjeçe dhe një djalë 32 vjeç janë plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia: Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga vajza S.Gj. ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa trafikndarësja ka depërtuar brenda makinës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit banuese në Mirditë, dhe R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dy janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Vajza 29 vjeçe Stela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.

kside

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here