Aktualitet

FOTO/ Arrestohet në Holandë Fatmir Pjetri, i famshmi i bandës së ‘Babagjyshëve’

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Arrestohet në Holandë Fatmir Pjetri, një nga anëtarët më aktivë të bandës së famshme së Babagjyshëve, që kreu dhjetra vjedhje spektakolare me armë dhe maska në vitet 2013-2014.

Policia e Shtetit njoftoi se “nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Hollandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar F.P, 31 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here