Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Mirëpo deri më sot asnjëri prej të dyve nuk ka postuar asnjë foto të vogëlushes, por Bes Kallaku e “theu akullin”. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me të bijën e tij duke u lutur në kishë dhe ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.

“Gëzuar, Zoti ju rujt”, ka shkruar ai në foton me Ajkën.