Vila luksoze e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës në kompleksin “Rolling Hills” u kometua gjerësht në media disa muaj më parë.

Ndërsa së fundmi moderatori ka i “Xing me Ermalin” ka publikuar pamjet e para nga shtëpia, që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për disa imazhe të publikuara në Instagram, të cilat kanë shuar më në fund kureshtjen se si duket shtëpia e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Ka qenë vetë Ermali që ka ndarë disa momente shumë të këndshme teksa luan me Joelin në divan. Nuk mund të mos mungojë as pema e Krishtlindjes që Ami, Joeli dhe Ermali e kanë përgatitur me aq dashuri.

Duhet thënë që shtëpia e çiftit të dashur të moderatorëve ka qenë objekt diskutimi për një kohë të gjatë pasi sipas portaleve ajo kishte kushtuar 400.000 euro dhe gjendet në një prej lagjeve vip të Tiranës. Shtëpia e çiftit i përket stili neoklasik dhe gjendet në kompleksin luksoz ”Rolling Hills”.