Fotot e papublikuara të Princeshë Dianës dhe djemve të saj zbathur

Për herë të parë publikohen fotografitë e princeshës Diana dhe dy djemve të saj, princit William dhe princit Harry. Këto imazhe janë realizuar kohë më parë nga Lord Snowdon dhe janë publikuar për herë të parë në BBC Antiques Roadshow. Miliona teleshikues kanë parë me adhurim fotot e Lady Dianës përkrah dy djemve të saj, të cilat janë realizuar nga fotografi Lord Snowdon.

Në këto imazhe Diana shfaqet me fustan të bardhë të gjatë në imazhin e një princeshe të vërtetë, ndërkohë që dy djemtë e saj në moshë të vogël William dhe Harry të veshur me kostum, por nuk kanë këpucë. Në krahasim me nënën e tyre, e cila shfaqet e qeshur në këto foto, princat e rinj kanë një tjetër pamje, ata janë tepër të zymtë.

Comments are closed.