FRD e vetme në zgjedhje

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, ish-Presidenti Bamir Topi i ka thënë jo koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike e cila e ftoi zyrtarisht, por nuk ka deklaruar as koalicion me Partinë Socialiste, duke u shprehur ashtu siç kishte deklaruar më herët se FRD hyn e vetme në zgjedhje. Ish-Presidenti Bamir Topi tha se partia politike që ai drejton ka si mision fundin e tranzicioni politik, duke u paraqitur në zgjedhje me një listë kandidatësh të denjë dhe përfaqësues.