Frutat e stinës, ekspertët rekomandojnë: Kujdes, sepse janë të shtrenjta dhe nuk kanë shije

Me mbërritjen e sezonit të ri pranveror dhe me ngrohjen e motit, njerëzit përpiqen të bëhen pjesë e pranverës jo vetëm duke ndërruar garderobën e tyre, por edhe duke tentuar të provojnë frutat dhe perimet e stinës. Por eskpertët që merren me këto studime, rekomandojnë se duhet të jemi tepër të kujdesshëm, pasi fillimisht frutat janë tepër të shtrenjta dhe gjithashtu nuk kanë shumë shije.  Kështu përgjatë gjithë muajit mars dhe prill, përveç luleshtrydheve të cilat cilësohen si frutat e këtij sezoni do të vazhdojnë të mbizotërojnë edhe mollët, mandarinat dhe kivit. Drejtori i departamentit të shkencës, në universitetin Politeknik, në Itali shpjegon se në realitet luleshtrydhet gjenden në treg thuajse gjatë gjithë vitit, sepse në muajin janar dhe shkurt mbërrijnë nga Spanja dhe Maroku. Sipas ekspertëve është paradoksale që konsumatorët të shpenzojnë shumë para për të blerë frutat të cilat në fillim të pranverës kanë pak shije dhe ngjyrë, dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për luleshtrydhet. Ndërkohë që për perimet, asparagu është ai që identifikon mbërritjen e pranverës. Sipas ekspertëve ai është i pasur me vitamina, fibra dhe mbi të gjitha është i shëndetëshëm.

Comments are closed.