Categories
Dieta Informacion

Frutat që ndihmojnë për përmirësimin e shëndetit

Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore të organizmit dhe funksionet mendore. Ky frut përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është treguar të jetë efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve.

Ndërsa për shegën, frutin me përmbajtjen më të lartë të anti-oksidantëve, studimet tregojnë se ka tre herë më tepër fuqi anti-oksiduese në raport me çajin e gjelbër dhe verën e kuqe.

Qershia

Përmirëson aktivitetin e organizmit në përgjithësi; cilësi të shumta anti-inflamatore. Përmirëson gjumin e natës në sajë të përbërësit të quajtur melatonin, i cili ndihmon në rregullimin e cikleve të gjumit.

Mjedra

Bburim i pasur i vitaminës C dhe manganit; mbështet funksionet e sistemit imunitar dhe mbron indet e organizmit. Është i njohur si frut me indeks glicemik të ulët, çka bën që konsumi i mjedrës të ketë impakt shumë të vogël mbi nivelin e glukozës në gjak.

Manaferra

Përmban sasi të larta të fitoestrogjeneve, çka ndihmon në lehtësimin e simptomave të sindromit paramenstrual dhe menopauzës. Ngjyra e errët i dedikohet përmbajtjes së pigmenteve antocianine (anthocyanin) që kanë efekt në nxitjen e një përgjigje inflamatore të shëndetshme.