Duke qenë se europianët kërkojnë stabilitet në kohë të trazuara, shkollat më të mira të biznesit sjellin pikërisht këtë. 14 shkollat në të mira mbeten të njëjta si në vitin e shkuar, me ndryshime të vogla, ndërkohë që London Business School renditet në vendin e parë për të katërtin vit radhazi.

London Business School vazhdon të përfitojë nga një rang i gjerë kursesh, të cilat kanë pasur ecuri të mirë në pesë renditjet kryesore të Financial Times, që mat cilësinë e programeve të pas diplomimit.

MBA e Insead është e lartë për një vit të dytë, por shkolla franceze humbi vendin e parë në tabelën e EMBA, pasi shkolla e saj me Universitetin Tsinghua të Kinës u rrah nga një program i përbashkët i drejtuar nga shkollat përfshirë LBS.
Universiteti i St Gallen në Zvicër mban vendin e parë për sa i përket Masterit të Menaxhimit. IMD, në Zvicër dhe shkolla e biznesit në Spanjë kryesojnë në renditjen për sa u përket regjistrimeve të hapur dhe programeve të personalizuara.

Në vendin e 15-të në renditjen europiane janë shkollat angleze të biznesit UK’s Warwick Business School, (e cila kaloi nga vendi 22-të vitin e shkuar): Cass in London (nga vendi i 26-të) dhe shkolla gjermane Mannheim Business School (nga vendi i 19-të).
Tre gradat e larta europiane në renditjen EMBA janë bashkëpunime, dy që përfshijnë London Business School dhe një Insead, e cila merret me ngritjen e programeve të përbashkëta.

Studentët e shkollave europiane, të cilët u intervistuan tre vjet pas diplomimit, kryesisht shkojnë në financë dhe bankë, konsulencë apo sektorin industrial pas studimeve të tyre. Por përgjigjet ndryshojnë për të diplomuarit që kanë mbetur në vendin e tyre të studimit dhe ata që u larguan për të punuar diku tjetër. Prej atyre që kanë qëndruar, konsulenca dhe transporti / logjistika janë punët më të njohura, ndërsa sektori i teknologjisë dhe telekomit vijnë pas. Nga ata që u larguan, shumica u punësuan në financë, në konsulencë dhe pastaj IT dhe telekom.
Përqindja e të diplomuarve të cilët kanë qëndruar në vendin e tyre të studimit pas tre viteve të studimit. Në Poloni, 8% e të diplomuarve u zhvendos jashtë vendit, ndërsa në Spanjë 81% u larguan.
Shkolla e Financave dhe Menaxhimit të Frankfurtit bëri kapërcimin më të madh këtë vit. Shkolla u përmirësua me 20 vende.

Gjashtë universitete të reja u bashkuan në renditjen, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Belgjika dhe Portugalia.

1. London Business School është e para për të katërtin vit radhazi
2. Mannheim, Gjermani, është përmirësuar me 15 vende dhe e para ndër gjashtë vendet europiane
3. Shkolla Ekonomike e Stokholmit mbetet shkolla më e mirë në vendet Skandinave
4. Shkolla e Biznesit në Portugali është shkolla më e mirë e renditur ndër ato që u bënë pjesë për herë të parë në klasifikim
5. DCU-Business School, Irlandë, ishte e renditur në vendin e dytë një vit më parë në Irlandë
6. St Petersburg, Europa Lindore, ka pasur performancën më të mirë në 2013-n.

/Monitor.al