Fule: Zgjedhjet në Kosovë i organizon Prishtina, jo Beogradi

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar se Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë. “Zgjedhjet lokale në Kosovë i organizon Prishtina, e jo Beogradi. Këtë çështje nuk duhet ta ngatërrojmë më – kjo nuk është në pajtim me synimet drejt BE-së”, ka theksuar Fule. Ndryshe, një burim i gazetës “Koha Ditore”, ka thënë se kryeministri Thaçi ia ka transmetuar Brukselit zyrtar se organizimi i zgjedhjeve nga Serbia do të ndeshet me forcën që ka Kosova. Sipas tij, këtë do ta bëjë të qartë edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar, në raportin e radhës për Brukselin. Ndërkaq, autoritetet në Kosovë kanë përmendur disa nga mekanizmat ndërkombëtarë që do të mund të merreshin me zgjedhjet serbe, përjashtuar ato lokale, si OSBE-ja, Komisioni Evropian.

Comments are closed.