Fushatë shokuese ndaj ligjit të vdekjes në Francë

Në një foto të publikuar në internet, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy shfaqet në ambientet e një spitali në një krevat, në momentet e fundit të jetës së tij. Në hundë ai ka të vendosur një tub , ndërkohë që kjo foto e rregulluar me photoshop konsiderohet shokuese. Në fakt këto imazhe janë publikuar për herë të parë në revistën  “Les Inrocks”, dhe prej ditës së djeshme po qarkullon në internet. Fotomontazhi shfaq presidentin e Francës në imazhin e një të sëmuri rëndë me sloganin: Zotëri kandidat, duhet të vendosemi në një situatë të tillë për të reflektuar ndaj vdekjes së lehtë. Kjo reklamë vendos në skenë edhe dy kandidatët e tjerë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Francois Bayrou dhe liderin e të djathës Marine Le Pen të cilët ashtu sikurse edhe Sarkozy, janë kundër modifikimit të ligjit të vitit 2005 përsa i përket vdekjes në Francë.

Comments are closed.