Fushë-Krujë, 3 aksidente rrugore me 5 të plagosur

5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e 3 aksidenteve të ndodhura mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Kështu, në aksidentin e parë një kamionçinë është përplasur me një motor, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Ndërsa në aksidentin e dytë një kalimtar është përplasur nga një mjet fuoristradë. Burime të policisë bëjnë me dije se në aksin Vorë-Fushë Krujë, ka ndodhur aksidenti i tretë. Nga hetimet paraprake mësohet një automjet tip Hynday i ka prerë rrugën një fuoristrade duke sjellë si pasojë përmbysjen e mjetit të fundit, për të evituar përplasjen. Si pasojë 2 pasagjerë që ndodheshin në fuoristradë dhe njëri në mjetin tip Hynday janë plagosur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidenteve. Të plagosurit e dy aksidenteve të para janë dërguar në Spitalin ushtarak në Tiranë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarjet e aksidenteve për të zbardhur shkaqet.

Comments are closed.