Fyle: Të rinovohet konsensusi për KQZ-në

Avancimi në integrimin europian të Shqipërisë varet kryesisht nga votimi i dy ligjeve dhe aprovimit të rregullores së Kuvendit. Në këshillin e pestë të stabilizim-asocimit BE-Shqipëri në Luksemburg doli në pah edhe nga presidenca irlandeze dhe nga Komisioni Europian, se janë këto 3 kushte që e mbajnë ende peng statusin e kandidatit për Shqipërinë. Nga pala evropiane ishin të pranishëm, e ngarkuara e përfaqësueses për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, Lucinda Creighton, ministrja irlandeze për integrimin evropian.Në konkluzionet e Këshillit të pestë tê stabilizim-asocimit, është rishikuar përmbushja e 12 prioriteteve. Komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fyle ndodhej në tryezë bashkë me drejtorin Luis Felipe Fernandez de la Pena.  Delegacioni shqiptar kryesohej nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. “Rekomandimi i tetorit kushtëzohej nga plotësimi i 3 çështjeve nga pala shqiptare. Kjo pasi këto 3 çështje ishin pjesë e një liste ku Shqipëria provoi që kishte përmbushur kushtet. Ishte kjo listë e një mase kritike, mbit ë cilën u bazua Komisioni Europian, kur propozoi statusin e kandidatit për Shqipërinê. Ishe kjo listë për të cilën u punua prej mujash së bashku midis qeverisë dhe opozitê, ku u tregua një bashkëpunim i mirë. Eshtë mëkat që ky bashkëpunim ndaloi kaq afër arritjes të tê gjitha kushteve”, u shpreh komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle. Sipas ministres irlandeze për çështjet evropiane, Lucinda Creighton statusi i kandidatit varet nga pala shqiptare. “3 kushtet duhet të njohin progres dhe me përmbushjen e tyre, ne mund të japim statusine kandidatit. Statusi i kandidatit mund tê arrihet shumë shpejt, por kjo varet nga Shqipëria”, vuri në dukje, Creighton. Ministrja Majlinda Bregu ka theksuar, se nuk ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që e ka lënë Shqipërinë pa status. “Dokumenti me 12 rekomandimet nuk është një dokument i vdekur. Ne po raportojmë vazhdimisht mbi përmbushjen e këtyre kritereve. Statusi nuk u dha jo sepse Shqipëria nuk arriti një masë kritike të kritereve. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar nuk do të pushojnë kurrë edhe pasi Shqipëria të bêhet anëtare. Shqipëria nuk e mori statusin për shkak të mosvotimit të 3 kushteve”, vuri në dukje Bregu. Por duke qenë se shumicë e cilësuar për votimin e tre kushteve nuk ekziston aktualisht, e gjithë vëmendja është përqëndruar tek proçesi zgjedhor. “ Zgjedhjet janë kyç. Ne jemi tê shqetësuar pêr zhvilllimet e fundit lidhur me KQZ-në, por do ketë shumë vëzhgues për zgjedhjet. Do jetë shumë e mirê për kredibilitetin e proçesit zgjedhor, që ODHIR tê hartojë një raport pozitiv”, deklaroi ministrja Creighton. Nuk mungoi as apeli i Fyle për KQZ.  “Ka një nevojë urgjente për partitë politike që të rivendosin besimin për funksionimin rigoroz dhe jopartizan të institucioneve demokratike. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësinë  që të kthejnë besimin e qytetarëve në proçesin zgjedhor. Të gjitha partitë politike. Të gjitha partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurojnë pavarësinë e organizmva të administratës zgjedhore. Është themelore për kredibilitetin dhe paanshmërinë e punës së tyre dhepër ndërshmërinë dhe besimin te proçesi zgjedhor. Jemi të shqetësuar për  zhvillimet e fundit lidhur me përbërjen e KQZ-së dhe rrjedhojat për proçesin zgjedhor. Apelojmë që gjitha palët të rinovojnë konsensusin për KQZ-në”, u shpreh Fyle. Por nga ana e saj, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zgjidhja qëndron pikërisht tek ligji.

“Nëse marrëveshjet do tê respektohen në frymë dhe në gërmë për KQZ-në, të gjitha garancitë janë në dispozicion”, u shpreh Bregu.

Konstatimet e Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropan

Këshilli konstatoi se Raporti i Progresit i Komisionit për vitin 2012 konkludoi se në përgjithësi vendi ka bërë progres drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe prioriteteve të vendosura për hapjen e negociatave siç është identifikuar në opinionin e Këshillit në dhjetor 2010. BE i qëndron vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe përshëndet angazhimin e autoriteteve për respektimin e liberalizimit. Këshilli i Stabilizim Asociimit i kërkon Shqipërisë të bëjë më shumë përpjekje për të adresuar çështjet e pazgjidhura sa i takon aplikimeve për azilkërkues. Vëmendje e veçantë kërkohet për monitorimin e çështjeve që janë pjesë e raportit të pas liberalizimit të vizave. Këshilli thotë se përmirësimi i dialogut politik dhe bashkëpunimi në parlament mes mazhorancës dhe opozitës duhet të inkurajohet pasi u shoqërua me progres në axhendën e reformave në vitin 2012. “Nënvizojmë se qëndrueshmëria e dialogut politik mbetet esenciale për Shqipërinë në mënyrë që të përmbushë axhendën e reformave evropiane”, thuhet në deklaratë. Këshilli nënvizon se axhenda e reformave duhet të vazhdojë të plotësohet përmes një shpirti konsensusi dhe gjithëpërfshirjeje, drejt përmbushjes së kërkesave të identifikuara në raportin e Komisionit për vitin 2012 dhe rekomandimeve nëse do ti jepet apo jo statusi kandidat këtij vendi. Në këtë drjetim kërkohet përmbushja e reformës së procedurave parlamentare, miratimi i Ligjit për shërbimin publik dhe mendimet në ligjin për Gjykatën e lartë. Brukseli mirëpret miratimin e legjislacionit për reformën e administratës publike dhe kërkon zbatimin efektiv. Më tej, u kërkohet autoriteteve që të konsolidojnë këtë sistem mbi bazën e meritës, pavarësisë dhe llogaridhënies në administratën publike. Duke nënvizuar rëndësinë e shtetit ligjor në progresin drejt integrimit evropian, Këshilli rikërkon pavarësinë, transparencën, eficencën dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë si pikë kyçë e kritereve politike për integrimin evropian. Duke ju referuar çështjes së 21 Janarit, Këshilli thotë se një hetim i besueshëm, i pavarur është thelbësor për kredibilitetin e institucioneve të shtetit dhe besueshmërinë në sistemin e drejtësisë.