Fyle viziton sot Prishtinën

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku pritet të njoftojë fillimin e punës për Studimin e Fizibilitetit, hap ky drejt Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Komisioni Evropian ka paralajmëruar Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në muajin e kaluar. Studimi në fjalë pritet të përfundojë kur të jetë gati edhe Raporti i Progresit për Kosovën, përkatësisht gjatë tetorit ose nëntorit të këtij viti.