Galliani: Dëmtimi i Thiago Silva? Rreziqet e profesionit

Çështje stili apo krenarie. Dhe Adriano Galliani nënvizon se Milani luan gjithnjë me formacionin e saj më të mirë sepse nuk aplikon “turnover”, si në ndeshjet e Champions, ashtu edhe në kampionatin e fazës finale të Kupës së Italisë, përndryshe humbasin pikë. Kështu shprehet trajneri kuqezi në lidhje me skuadrën e tij dhe po ashtu ai komenton edhe polemikat në lidhje me fatin jo të mirë të Thiago Silva. “E dinim që kishte probleme, ka bërë nxehjen, të njëjtën gjë ka bërë edhe Zambrotta. Dukej gjithçka në rregull, por ndodhi e kundërta. Asnjë nuk e di nëse Ibra ka luajtur me dhimbje shpine, dhe asnjë nuk e dinte nëse duhej të qëndronte jashtë, por nëse do të ndodhte kjo, ndoshta nuk do të kishim fituar ndeshjen. Këto janë rreziqet e zanatit, kështu që nuk ka asgjë për të thënë”, shprehet ai. Por, Allegri dhe vet Galliani kanë disi dyshime, sepse për Barcelonën rikthehen Maxi Lopez dhe Robinho, ndërsa Nesta ka konfirmuar se është gati për supersfidën.

Comments are closed.