Gara mes republikanëve, për president, Santorum fiton zgjedhjet në Alabama e Misisipi

Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Alabama dhe Misisipi, duke mundur rivalin e tij kryesor, Mitt Romney, kandidati kryesues në garë. Ish-senatori, Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në këto dy shtete jugore amerikane, duke marrë në shtetin e Alabamas më shumë se 35% të votave, i cili ndiqej nga Newt Ginrich dhe në vendin e tretë Mitt Romney. Santorum u rendit i pari, i ndjekur nga Newt Gingrich në vend të dytë dhe Romney në vend të tretë. Ai deklaroi se fushata e tij kishte të bënte me njerëz të zakonshëm, që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. “Do të konkurojmë ngado, kudo që të jetë. Tani është momenti që konservatorët të bashkohen, është momenti të sigurohemi se kemi shanset më të mira për t’i fituar këto zgjedhje, se ekziston mundësia që të caktohet një koservator për t`u përballur me Barak Obamen në nentor”, tha Santorum. Gara mes tre republikanëve ishte shumë e ngushtë pasi Romni spostohet duke u mundur nga Ginrich. Me 96 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e Misisipit, Santorum ka fituar 33 për qind, Gingriç 31 ndërsa Romni 30 për qind. Ndërkaq në Alabama raportohet se Santorum ka fituar rreth 35 për qind të votave, i pasuar nga Gingriçi me 30 për qind dhe Romni me 28 për qind. Gara e republikanëve do të nxjerrë kandidatin e kësaj partie, që do të sfidojë presidentin aktual Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Votimet e së martës erdhën në një kohë kur dy sondazhe opinioni treguan rënie të popullaritetit për Barak Obamën, në mesin e zemërimit që ka shkaktuar në radhët e amerikanëve rritja e çmimit të naftës dhe gazit.

Comments are closed.