Armando Duka komentoi zërat për një kandidim të mundshëm të ish-Kryeministrit Bashkim Fino për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në emisionin “Top Story” Duka vlerësoi figurën e Finos, ndërsa nuk ngurroi as të “thumbojë” kandidaturën e tij.

Unë nuk di shumë mbi kandidimin e Finos, ndonëse e njoh mjaft mirë atë, sepse kemi mbaruar shkollën bashkë. Nëse ka një projekt për futbollin, kandidimi i tij është i mirëpritur, por duke qenë se është pjesë e PS-së, është mirë që kandidimin ta zyrtarizojë nga selia e partisë”, tha kreu aktual i FSHF-së.