Gaspaço Andaluzian

gaspaco

Gaspaço është një pjatë tradicionale spanjolle dhe shërbehet e ftohtë. Ashtu si një pjesë e mirë e gatimeve, ato gatuhen ndryshe në krahina të ndryshme. Më poshtë do të gjeni versionin andaluzian të këtij gatimi. Një recetë vërtetë e këndshme dhe e shpejtë.

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 spec
  • ½ kastravec
  • 1 thelpi hudhër
  • 4 domate të pjekura
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur
  • 50 gr bukë e regjur në ujë dhe e shtrrydhur
  • ½ gotë vaj ulliri
  • ½ gotë uthull e bardhë
  • ½ lugë e vogël piper

Përgatitja:

gaspacoHedhim të gjithë përbërësit në mikser dhe i grijmë deri sa të përftojmë një krem homogjen.

Nëse kremi do të dalë tepër i trrashë, e hollojmë me pak ujë. E kalojmë kremin në një kullesë të imët dhe e lëmë për dy orë në frigorifer.

Në momentin e servirjes pregatisim disa pjata me copa buke, qepe, domate, speca dhe kastraveca të grira në copa.

Përgatiti: Romina Ziu

Similar Posts