Genti e thotë pa doreza mendimin për Albanon dhe nuk pritej
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dy aktorët e njohur shqiptar, Jul Deda dhe Gentian Zenelaj vazhdojnë të mbeten “armiq”. Pavarësisht se dikur kanë qënë të pandarë, marrëdhëniet e tyre u ftohën deri sa një ditë nuk folën më. Genti ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë lidhur me këtë debat, por ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga Vizion Plus.

Genti tregoi se pakënaqësitë kanë nisur në momentin që Ermal Mamaqi u largua nga “Apartamenti 2XL” dhe organizatorët e zëvëndësuan me aktorin Albano Bogdo. Ky zëvëndësim, nuk u prit mirë nga Genti, duke sjellë pakënaqësitë e para.

“Nëqoftëse një ditë do të ketë “SHBLSH” ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër. Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja SHBLSH-at lëri, krijo “Apartamentin 2xl” pse tenton t’i riparosh. SHBLSH-at kanë filluar nga zero. Është për tu habitur por nëse do kishim një material, SHBLSH-at e mësojnë të tre bashkë për çerek ore. Sepse është alkimi. Nuk krijohet por vjen për shkak të një pune shumë të gjatë.”- tregoi Genti.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *